Futboll
Kosovarja, e lumtur si ‘mbretëresha e parë’ në Real Madrid
Futbollistja shqiptare është bërë transferimi i parë për skuadrën e Real Madridit
Real Madrid nga sezoni i ri do të kenë edhe skuadrën e femrave, dhe transferimi i parë i tyre është futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani.
Pas zyrtarizimit te Real Madrid, Asllani ka thënë se veshja e fanellës më të bukur në botë, ka qenë një ëndërr për të.
“Krenare për të njoftuar se unë do të jem nënshkrimi i parë zyrtar për Real Madrid / Cd Tacon. E emocionuar për të shkruar historinë, për të ndihmuar në ndërtimin dhe pjesëmarrjen në këtë udhëtim. Do të jetë një ëndërr për të veshur fanellën më të bukur në botë, duke filluar nga sezoni i ardhshëm”, ka shkruar Kosovare Asllani, në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.
Ajo u bë transferi i parë në historinë e klubit të ri mbretëror, derisa gjithashtu futbollistja e parë që luan në një nivel të tillë në Spanjë.
Kosovarja që luan për Suedinë ka pasur edhe për Paris Saint Germain dhe Manchester Cityn.
Futbollistja me prejardhje nga Kosova kishte shkëlqyer për Suedinë në Kupën e Botës në Francë, duke u renditur në vendin e tretë.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











