Lajme
Sa veta në Zvicër marrin paga minimale? Sa prej tyre janë të huaj?
Ata kanë marrë më pak se nga 4335 franga në muaj për punën e tyre, nëse ajo llogaritet si punë me orar të plotë
Gjithsej në Zvicër, në sektorin privat dhe atë publik, në vitin 2016 kanë qenë 329.300 vende pune me orar të plotë, me paga më të ulëta se 4335 franga në muaj. Ndërsa këto vende pune i kanë mbuluar 473.700 veta – me përqindje të ndryshme, shkruan sda.ch.
Dy të tretat e këtij numri i përbëjnë gratë.
Këta të punësuar kanë fituar – llogaritur mbi bazën e një përqindjeje të plotë të punës prej 40 orësh në javë – më pak se nga 4335 franga në muaj, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë që 7 % të burrave marrin pagë minimale, te gratë kjo përqindje është 17.0%.
Më së shumti ose një e treta e të gjitha pagave të ulëta paguhen në sektorin e shitjes me pakicë (77.00 punëtorë), gastronomi (57.600) dhe në hoteleri (28.900 punëtorë). Një pjesëmarrje e lartë e pagave të ulëta është shënuar edhe në sallonet e floktarëve dhe në ato të pastrimit kimik.
Tri të katërtat e punëmarrësve me paga të ulëta janë pa arsimim të kryer profesional. Por edhe te personat me maturë të mbaruar, përqindja e atyre me paga të ulëta është relativisht e lartë, gjegjësisht 14.8%. Ndërsa te kategoria e njerëzve me shkollim të lartë dhe universitar, kjo përqindje është 2.1, gjegjësisht 2.9%.
Rëndësi në këtë ndarje ka edhe mosha. Çdo i pesti 20 deri 29-vjeçar në Zvicër, ose 150.000 veta marrin paga të ulëta, pra më pak se 4335 franga në muaj, përcjell albinfo.ch. Tendenca pastaj vjen duke u ulur me rritjen e moshës. Mirëpo sërish te personat mbi 64-vjeçarë përqindja e atyre me paga të ulëta ngritet.
Ndërsa pjesëmarrja e të huajve në kategorinë e punëtorëve me paga të ulëta është shumë më e madhe se sa përqindja që ata kanë në popullatë dhe në mesin e të punësuarve. Me fjalë të tjera, 53.8% e punëve që paguhen më së paku, mbahen nga të huajt, ndërkohë që përqindja e të huajve në popullatë është rreth 26%.
E-Diaspora
-
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin Presidenti i Shqipërisë mori pjesë në manifestimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare - Vuthaj... -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor












