Futboll
Rekord të hyrash në Champions dhe Europa League, përfiton edhe Kosova

Rreth 3.2 miliardë euro do të jenë të hyrat e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës për sezonin e ardhshëm, ka zbuluar UEFA sistemin e ri të shpërndarjes financiare.
2.5 miliardë euro do t’u ndahen klubeve pjesëmarrëse të Ligës së Kampionëve, derisa 510 milionë euro u ndahen klubeve pjesëmarrëse në Ligën e Evropës.
Skuadra fituese e Ligës së Kampionëve do të mund të fitojë deri në 90 milionë euro, pa llogaritur këtu edhe mjetet financiare që ndahen nga të drejtat televizive, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Nga kjo shumë sivjet kanë përfituar edhe Feronikeli e Prishtina.
“Nikli” që ka kaluar turneun parakualifikues, deri më tani, sipas UEFA-s, i ka fituar rreth 510 mijë euro, ndërsa nëse e kalon fazën e parë kualifikuese, do t’i përfitojë edhe 280 mijë euro të tjera dhe për çdo fazë tutje, rritet shuma e përfitimeve.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor