Lajme
Aksident i rëndë: Përplasen 7 vetura në autostradë
Shtatë automobilë janë përfshirë në këtë ndeshje, e cila, për fat rezultoi vetëm me pesë të lënduar lehtë
Një aksident i rëndë zinxhiror ka ndodhur pasditen e të premtes në autostradën A1 në Kantonin e Cyrihut, gjegjësisht në segmentin në mes të Efretikonit dhe Winterthurit. Shtatë automobilë janë përfshirë në këtë ndeshje, e cila, për fat rezultoi vetëm me pesë të lënduar lehtë, shkruan srf.ch.
Një zëdhënës i Policisë Kantonale të Cyrihut e ka vërtetuar për mediet e tjera njoftimin që e kishte dhënë fillimisht 20minuten.ch, transmeton albinfo.ch.
Njëra nga makinat e përfshira në përplasje është përmbysur., thuhet në njoftim. Ende është e paqartë se si ka ndodhur ndeshja.
Sipas shërbimit të trafikut rrugor, Viasuisse, pas ndeshjes është bllokuar autostrada dhe kjo do të shkaktonte një pritje deri një orë për automjetet e tjera, përcjell albinfo.ch. Komunikacioni në këtë segment është kufizuar vetëm në njërën korsi, ndërsa shmangia e kësaj rruge bëhet përmes rrugës kantonale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












