Lajme
Pas dy vjetësh në arrati, kapet Bashkim L., i dënuar për vrasje të rëndë
I vrari ishte një shqiptar 36 vjeçar i Kosovës, me shtetësi italiane. Sapo kishte ardhur në shtëpi me automobil ku kishte gruan dhe katër fëmijët, dy persona kishin hapur zjarr mbi të, duke e vrarë në praninë e familjarëve
I dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryer në vitin 2013 në Frasses të Kantonit Freiburg, është arrestuar diku jashtë Zvicrës, pas dy vjetësh të kaluara në arrati. Bashkim L., 35-vjeçar, ka qëndruar në burg nga viti 2013 ndërsa në shtator të vitit 2017 ai ishte arratisur nga një qeli në burgun qendror të Freiburgut.
Arrestimi i tij është bërë në saje të bashkëpunimit të Policisë Zvicerane me policitë ndërkombëtare.
Siç kishin treguar hetimet asokohe, konsiderohej shumë e mundur që në aktin e arratisjes ai kishte pasur ndihmën e dikujt nga jashtë, thotë një zëdhënës i policisë, shkruan sda.ch.
Bashkim L. konsiderohet si njëri ndër dy personat që kanë kryer vrasjen në majin e vitit 2013 në Frasses, transmeton albinfo.ch. Me atë rast ishte vrarë një shqiptar 36-vjeçar i Kosovës, me shtetësi italiane. Shtetasi italian sapo kishte ardhur në shtëpi me automobil, ku kishte gruan dhe katër fëmijët, kur dy persona kishin hapur zjarr mbi të, duke e vrarë në praninë e familjarëve.
Vrasja konsiderohet të ketë qenë një akt hakmarrjeje në vazhdën e një sherri të përgjakshëm shumëvjeçar në mes të dy klaneve familjare nga Kosova.
Pas aktit të vrasjes, ishin arrestuar të dy personat e dyshuar dhe ishin dënuar në shkallën e parë me burg të përjetshëm, përcjell albinfo.ch. Të dy e kishin atakuar vendimin gjyqësor në një instancë më të lartë, duke mohuar akuzat.
Gjykata Kantonale e Freiburgut në korrik të vitit 2018 i kishte miratuar pjesërisht ankesat e tyre. Ajo e kishte shpallur personin e dytë (shqiptar me shtetësi të Maqedonisë) fajtor për ndihmë në vrasje dhe për bartje të paligjshme të armës, transmeton albinfo.ch. Kështu, ai qe dënuar me 9 vite heqje lirie.
Ndërsa Bashkim L. i ishte ulur dënimi nga burg i përjetshëm, në heqje lirie për 20 vjet. Por, vepra penale me të cilën ishte dënuar ka mbetur e njëjtë: vrasje e rëndë dhe mbajtje e armës pa leje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












