Shëndetësi
10 gjëra në spital, që nuk duhet t’i prekni me dorë
Spitalet janë vendi ku kurohen dhe vizitohen njerëz, me sëmundje të ndryshme, prandaj duhet të dini se cilat janë sendet që nuk duhet t’i prekni ose të paktën jo dirket me dorë, kur të shkoni në spital, për të mirën e shëndetit tuaj.
1. Perdet e privatësisë – Bakteret, viruset dhe mikrobet rrinë në çdo sipërfaqe. Në spital, për shkak të pacientëve të shumtë, punonjësve dhe vizitorëve, objekte e përdorura më shpesh mbartin shumë mikrobe, viruse e baktere. Perdet e privatësisë i mbartin këto, prandaj përpiquni të mos i prekni.
2. Binarët e shtratit – Bakteret dhe mikrobet jetojnë me javë të tëra në çelik dhe inoks. Duke marrë parasysh se shtretërit e spitaleve zakonisht janë prej këtyre materialeve, dhe bakteret që qëndrojnë aty shkaktojnë diarre. Edhe nëse i pastron ato, përsëri mikrobet qëndrojnë aty. Dritare.net ju sugjeron të shmangni kontaktin me binarët e shtretërve.
3. Tavolinën e ushqimit – E keni parasysh atë tavolinën që përdoret për t’u dhënë ushqim të sëmurëve? Sipas studiuesve, ajo është një nga gjërat që preket më shpesh, dhe kjo do të thotë se bakteret depozitohen në sasi të mëdha. Tregoni kujdes, sepse infeksionet janë të rënda, saqë mund të çojnë në vdekje.
4. Shtylla e serumit – Shtylla ku varet serumi, strehohen koloni bakteresh që shkaktojnë sëmundje dhe infeksione, të cilat janë më pas të vështira për t’u trajtuar dhe jashtëzakonisht të rrezikshme. Dritare.net ju sugjeron të shmangni kontaktin fizik me këto shtylla.
5. Butonat e ashensorit – Mjekët, infermierët dhe të gjithë të tjerët e përdorin ashensorin vazhdimisht. Të gjitha bakteret e marra nga sendet e lartpërmendur, kalojnë në butonat e ashensorit, sapo e prek atë. Mes shumë sëmundjeve të mund t’ ju prekin kur përdorni ashensorin, është dhe diarreja, pneumonia, meningjiti, etj. Gjithashtu, mbani mend se nuk është një vend që pastrohet ndonjëherë. Dritare.net ju këshillon të mbani një pecetë, kur shtypni butonat e ashensorit.
6. Krahët e karrigeve të vizitorëve – Të gjithë vizitorët e pacientëve ulen në karriget e pritjes, dhe bakteret e mikrobet, aty, janë të shumta. Studimet kanë treguar se bakteret e gjendur aty janë të një niveli të rrezikshëm, që mund të shkaktojnë infeksione të traktit urinar, ose të dëmtojnë plagët, nëse keni.
7. Telefonin – Telefonat e spitalit nuk kanë tendencë të pastrohen shpesh, dhe normalisht janë të mbushura me mikrobe e baktere. Nëse nuk doni të sëmureni dhe ju, shmangni përdorimin e telefonit të spitalit.
8. Rubineti i ujit – Sipërfaqet e vështira të tualeteve, në spitale, janë zakonisht të kontaminuara me materiale fekale dhe baktere të tjera. Gati secili rubinet në spital është i papastër dhe shkaktojnë sëmundje, nëse i prekni. Merrni një peshqir, ose letër, kur hapni rubinetin e ujit.
9. Doreza e derës – Mjekët, infermierët, pacientët, apo vizitorët i përdorin dyert për të lëvizur nga njëra dhomë në tjetrën. Mbani gjithmonë mend, sa herë ta hapni një derë, lani duart, sepse pavarësisht sa pastrohen dorezat, ata përsëri janë plot mikrobe e baktere.
10. Gjërat që stafi mjekësor përdor shpesh – Çdo gjë që preket shpesh, ka baktere. Prandaj, gjithmonë mbani parasysh, kur të shkoni në spital, mos prekni gjëra që janë shumë të prekshme nga stafi mjekësor.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











