E-Diaspora
FC Kosova barazon në fushë të vet
FC Kosova- FC Kilchberg-Rüschlikon 1:1
Me gjithë dëshirën dhe mundin që e dhanë në fushë si dhe me mbështetjen që ia dha publiku shqiptar futbollistëve të FC Kosova, kjo e fundit nuk arriti më shumë se barazimin përballë kundërshtarit që ishte FC Kilchberg-Rüschlikon, në ndeshjen e fundit në fushë të vet.
Në pjesën e parë të lojës nikoqirët pësuan gol nga kundërshtari në minutën e 37-të. Djelmoshat e FC Kosovës barazuan rezultatin në pjesën e dytë të lojës me golin e Mehmet Hasanit, në minutën e 75-të.
Por, ky rezultat nuk e zbeh aspak suksesin dhe arritjen që ka bërë FC Kosova gjatë 20 viteve të fundit në ligat e ndryshme zvicerane të futbollit. Këtë verë bëhen 20 vite që kur është themeluar klubi shqiptar, vite këto që ky klub ka kaluar në periudha dhe sfida të ndryshme.
Aktualisht FC Kosova është në vendin e katërt në tabelë.
Këtë të shtune FC Kosova luan ndeshjen e fundit kampionale për këtë sezon ndërsa më 15 qershor në ora 14:00, në Sirnach zhvillon ndeshjen në gjiron e tretë, të vlefshme për Kupën e Zvicrës në futboll. Fituesi nga kjo ndeshje hyn në gjiron kryesore të Kupës së Zvicrës në futboll, ku me pak fat mund ta fitojë si kundërshtar të radhës një klub të superligës, siç është Baseli, Zuerichu, GC etj. Për detajet tjera mund të njoftoheni në www.fckosova.ch
|
SC Binningen |
FC Kosova |
07.06.2014, 18:00
Spiegelfeld, Binningen – 1
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare Shfaqja në Teatrin “Ruzante” u mbajt në kuadër të javës kulturore “Young Europeans: Kosovo Week”, të... -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












