Kosova
Më shumë kosovarë kërkojnë viza për në Zvicër
Çdo ditë e më shumë Zvicra po bëhet vend i dëshiruar për banim nga banorë të shteteve të ndryshme. E këtu nuk mungojnë as shtetasit e Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Në muajt e parë të vitit 2019 është rritur dukshëm edhe numri i kosovarëve që kërkuan viza në Zvicër, sipas të dhënave të Sekretariatit Shtetëror për Migrim (SEM).
SEM ka publikuar raportin Visa Monitoring për tremujorin e parë 2019, dhe të dhënat tregojnë se është rritur numri i vizakërkuesve kosovarë, krahasuar me vitin e kaluar.
“Rritje e dukshme e numrit të kërkesave për viza Shengen në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar është regjistruar te njerëzit nga Kina (+ 7893 aplikime), India (+2584 aplikime) dhe Kosova (+2334)”, thuhet në raport.
Madje rritja e numrit të aplikuesve nga Kosova, sipas raportit, ka ndikuar që shteti zviceran të lëshojë 20 për qind më shumë viza me vlefshmëri territoriale të kufizuar (VrG), krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, përcjell albinfo.ch.
“Shkak për këtë ëshgtë rritja e theksuar e aplikimeve për viza të bëra nga shtetasit kosovarë. Kështu, 92.4% të të gjitha vizave të lëshuara si VrG u përkasin qytetarëve të Kosovës, vizat për të cilët duhet të lëshohen si VrG për faktin se pasaporta kosovare nuk njihet nga disa vende të Shengenit”, thuhet tutje në raport.
Ndërkaq, numri i vizave të refuzuara është rritur 9.9%, krahasuar me vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













