Lajme
Mbi 31 mijë biznese të shqiptarëve në Itali
Sipas të dhënave zyrtare të raportuara nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë së Italisë sipërmarrësit shqiptarë në Itali janë mbi 31 mijë.
Shqiptarët renditen të katërtit mes të huajve në Itali për nga numri i sipërmarrjeve.
Emrat shqip të regjistruara në Dhomat e Tregtisë përbëjnë rreth 5% të gjithë ndërmarrjeve të huaja.
Në rrugën Enrico Stevensson, pranë Sheshit Bolonja në Romë, disa të rinj shqiptarë kanë sjellë një frymë të re biznesi.
Dinamika, energjia dhe korrektësia që karakterizon shqiptarët ka bërë që zona të marrë një tjetër ritëm ekonomik.
Ndër ata që kanë pasur sukses në Itali janë edhe Sigrida Shutin dhe Arben Shpatën, raporton businessmag, përcjell albinfo.ch .
Sigrita ka një restorant, ndërsa Arbeni ka një zyrë projektimi dhe zhvillimi. Ndërkohë që Sigrida u shërben banorëve të zonës dhe turistëve, Arbeni po punon me skuadrat e tij të projektimit në të gjithë Italinë.
Prej 7 vitesh Sigrita Shuti drejton sipërmarrjen e saj.
Shpirti sipërmarrës dhe ecuria e mirë e punës në qendrën historike të Romës, nuk e shuan dëshirën e tyre për investuar në Shqipëri, por e pranojnë se mes vlerësimeve, kanë gjetur lehtësisht më shumë mundësi pikërisht në një prej qyteteve më të vjetra e të shtrenjta në botë.
Sigrita tregon se para se të hapte biznesin në Romë bëri një studim tregu në Shqipëri, i cili nuk rezultoi në favor të vendit të saj të lindjes. Arbeni ndërkohë, ende sheh me interes tregun e vendlindjes.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












