Maqedonia
Maqedoni: Regjistrimi i popullsisë, opozita shqiptare ka kërkesa
Opozita shqiptare përgatit amendamente për propozim/ligjin për regjistrimin e popullsisë. Ata kërkojnë debat mbi kërkesat e tyre dhe rishikimin e çështjeve kontestuese.
“Do të ketë amendamente të caktuara, të cilat shpresojmë se do të merren parasysh dhe jo të mbivotohen, për atë arsye ne kemi vlerësuar se opozita, por edhe sektori civil të jetë që në fazën e parë pjesë e këtij procesi, me qëllim që ai të ketë një besueshmëri më të madhe”, deklaroi Flakron Bexheti, Aleanca për Shqiptarët.
Me siguri që do të ketë së paku katër deri pesë propozim-intervenime. Për fat të keq, ne nuk jemi përfshirë në grupet e punës dhe detyrohemi që ta shfrytëzojmë hapësirën e debatit parlamentar për të imponuar propozimet tona, tha Arianit Hoxha, Lëvizja Besa.
Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët kërkojnë që procesi të mos politizohet, por të sigurohen të dhëna të besueshme statistikore. Arianit Hoxha nga Lëvizja Besa thotë se është e nevojshme të sigurohet përbërje muletnike në organet që do të zbatojnë regjistrimin, duke filluar nga krijimi i mekanizmit të mirëbesimit në Entin e Statistikës, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
“Për të pasur një regjistrim të besueshëm, normalisht që, grupet e punës në terren që do të bëjnë regjistrimin duhet të përmbushin karakterin multietnik. Ashtu si në pjesët me shumicë shqiptare që ka ekipe të përziera, duhet edhe në pjesën lindore, edhe aty ku nuk ka aspak shqiptarë, të ketë shqiptarë të cilët do të bëjnë regjistrimin që në fund të dalim me një regjistrim të pranueshëm, u shpreh Arianit Hoxha, Lëvizja Besa.
Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët thotë se duhet të rishikohen dispozitat për regjistrimin e diasporës.
“Është një mundësi e mirë që qytetarët që jetojnë jashtë të kenë mundësi numrin e tyre amë të ja japin ndonjë familjari. Ka edhe një mundësi tjetër për t’u regjistruar “online” dhe këtu ekziston dyshimi se nëse një pjesë regjistrohet nëpërmjet një të afërmi apo familjari dhe nëse në të njëjtën kohë dikush prej tyre mund të jetë i regjistruar “online” do të ketë një problem shtesë, ku do të vijë deri të kryqëzimi i të dhënave dhe ka mundësi që të fshihen, theksoi Flakron Bexheti, Aleanca për Shqiptarët.
VMRO-DPMNE-ja ka njoftuar se në rast se nuk përfshihen në përpilimin e propozim/ligjit ka mundësi të bojkotojnë të gjithë procesin. Enti i Statistikës, nga ana tjetër, kishte njoftuar se të gjitha partitë parlamentare kanë pranuar një kopje të propozim/ligjit që në muajin nëntor, por se nuk kanë adresuar vërejtje. Ligji është në procedurë parlamentarek, duke pritur seancën e parë të Komisionit për çështje evropiane. Regjistrimi i popullsisë pritet të bëhet nga 1 deri 21 prilli i vitit 2020. Ai përfshin edhe mundësine regjistrimit të diasporës, duke filluar nga 1 marsi i po të njëjtit vit.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali -
Suedi
Granit Maqedonci, arbitri profesionist me origjinë nga Kosova në elitën e futbollit suedez -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026













