Maqedonia
Zvicra vazhdon mbështetjen edhe për Kuvendin e Maqedonisë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka pritur në një takim të përbashkët ambasadoren e Zvicrës në Maqedoni, Sybille Suter dhe Robert Scott Hejzlet, udhëheqësin e ekipit të programit për mbështetje parlamentare nga NDI, transmeton albinfo.ch.
Programi për mbështetje parlamentare i nënshkruar mes qeverisë zvicerane dhe Kuvendit të Maqedonisë ka për qëllim të forcojë kapacitetin e Parlamentit.
“Ne fuqimisht mbështesim këtë projekt dhe të gjitha aktivitetet që kanë për qëllim sigurimin e pavarësisë më të lartë të mundshme të Parlamentit”, ka thënë kryeministri Zaev.
Ai ka falënderuar Qeverinë e Zvicrës dhe Ambasadën zvicerane, e po ashtu NDI-në për mbështetjen në procesin e demokratizimit.
Ambasadorja Suter ka thënë se ky program do të sigurojë mbështetje për të forcuar kapacitetet e Kuvendit, e po ashtu transparencën dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë











