Shqipëria
Qyteti shqiptar, me sytë nga turizmi, por të rinjtë po i ikin
Leskoviku është një prej atyre qyteteve shqiptare që ruan në vetvete vlera dhe tradita të shumta. Sot ky qytet nuk e ka më lavdinë e dikurshme, e megjithatë arrin të ruajë një pasuri të thellë në vetvete.
Me natyrën e pasur, vlerat njerëzore historike e turistike, të cilat presin të shfrytëzohen, banorët këtu dinë të ruajnë e të konservojnë gjithçka që ata kanë trashëguar.
Por Leskoviku çdo ditë e më tepër po i humb të rinjtë. Në banesat karakteristike të moshuarit janë të vetmit që qëndrojnë besnikë, pasi mundësitë e pakta për jetesë kanë bërë që të rinjtë të orientohen drejt emigracionit apo edhe qyteteve të tjera të Shqipërisë.
“Tani të rinjtë kanë ikur dhe këtu kanë mbetur ca pleq. Leskoviku ishte si ishte”, thotë një e moshuar.
“Të rinjtë ikën. Shkollat me pesë veta mbeten. Pas fëmijëve, po ikin edhe prindërit, se nuk ka të ardhme”, shprehet një zonjë.
“Këtu ka mbaruar çdo gjë. Një vend i shkëlqyer që ka qenë, iku gjithë ajo traditë”, thotë i dëshpëruar një i moshuar, shkruan tch, përcjell albinfo.ch.
Natyra e veçantë ndërthurur me traditat e hershme të zonës e bëjnë këtë qytet një potencial të rëndësishëm për turizmin, por vëmendja e paktë e instancave ka bërë që të vetmit që e zgjedhin të jenë ata më aventurierët.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












