Shqipëria
Situatë kaotike në Shkodër, protestuesit përleshen me policinë
Situatë e tensionuar paraqitet aktualisht në qytetin e Shkodrës, ku po zhvillohet takimi elektoral i kryeministrit Edi Rama. Protestuesit e opozitës janë përleshur me forcat e policisë, duke kundërshtuar praninë e Ramës.
TCH raporton se policia ka përdorur edhe gazin lotsjellës për të bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve, ndërsa këta të fundit janë kundërpërgjigjur me gurë dhe sende të tjera.
Mbështetësit e opozitës vijojnë të qëndrojnë pranë sheshit ku po mbahet mitingu elektoral i Partisë Socialiste. “Rama ik” është thirrja më e shpeshtë që dëgjohet nga protestuesit, përcjell Albinfo.ch.
Edhe kryebashkiakja Voltana Ademi ka zbritur në shesh për t’iu bashkuar protestës së opozitës që kundërshton praninë e kryeministrit Edi Rama në Shkodër. Ademi u shpreh pak minuta më parë se shkodranët nuk do të lejojë uzurpimin e qytetit nga një kriminel si Edi Rama. Menjëherë sapo Voltana Ademi është afruar pranë kordonit të policisë, ndaj saj u hodh gaz lotsjellës. PD e konsideroi veprimin e policisë ndaj kryebashkiakes si një akt të paprecedent.
Gjatë përplasjeve, një grup protestuesish kanë tentuar të rrëmbejnë një auto-ambulancë për të çarë kordonin e policisë. Ishte sërish ndërhyrja me gazit lotsjellës që bëri të mundur që kjo përpjekje të mos realizohej.
“Më 1 korrik ose do të jemi në burg politik si Bardh Spahia dhe shumë qytetarë të tjerë, ose do të jemi në emigrim masiv”, u shpreh Ademi në një deklaratë të dytë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












