Shëndetësi
Këshilla për ushqime të sigurta gjatë verës
Ekspertët e Shëndetit Publik kanë dhënë disa këshilla për një ushqim sa më të sigurt në ditët e nxehta të stinës së verës.
Sipas tyre, ngjyra e mishit nuk është një shenjë e besueshme nëse mishi është i sigurt për t’u ngrënë. Mishi mund të marrë ngjyrë kafe përpara se të gjitha bakteret të kenë ngordhur. Ndaj, ekspertët rekomandojnë që të kontrolloni temperaturën e mishit që po gatuani në skarë, duke e hequr nga skara dhe duke e vendosur në një pjatë të pastër, transmeton ATSH.
Meqenëse ndotësit e ndryshëm të ushqimit nuk mund t’i shohim, t’i shijojmë dhe t’i ndiejmë, është e rëndësishme që ushqimi të gatuhet në një temperaturë të sigurt për të shmangur helmimin nga ushqimi.
Temperaturat e gatimit për mishin, mishin e shpendëve dhe prodhimet e detit janë të ndryshme, por variojnë midis 70°C dhe 75°C.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














