Futboll
Matthaus e vlerëson lart Kosovën, synon të sjellë edhe ndonjë projekt
Legjenda e futbollit të Gjermanisë, Lothar Matthaus, e ka vizituar për herë të parë Kosovën.
Vizitën e tij disaorëshe në Prishtinë e ka mundësuar kompania “Teleperfomanca” me seli në Prishtinë, në bashkëpunim me “Sky Gjermania”.
Ish-futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, në një konferencë për media tha se për Kosovën ka dëgjuar gjëra të mira.
“Për herë të parë jam në Prishtinë. Kam dëgjuar shumë gjëra të mira për këtë vend. Jam i lumtur që do t’i kaloj disa orë në Prishtinë. Jam pjesë e Sky-it dhe për mua është si një familje. Kam ardhur në Prishtinë për t’i motivuar të rinjtë, ashtu siç kanë bërë trajnerët me mua sa kam qenë lojtar. E pashë një entuziazëm të madh jashtë”, u shpreh Matthaus.
Ish-futbollisti i skuadrës gjermane Bayern Muenchen, Interit dhe disa skuadrave të tjera, pas largimit të Albert Bunjakit, ishte një nga emrat për stolin e Kosovës. Por, ai ka theksuar se nuk ka biseduar asnjëherë me të ndjerin Fadil Vokrri.
“Unë nuk kam pasur biseda me Fadil Vokrrin dhe nuk e di nga është dhënë si informatë dhe nuk janë të vërteta lajmet që unë kam qenë kandidat për ta udhëhequr Kosovën”, u shpreh ai.
Matthaus ka folur edhe për rezultatet pozitive të Kombëtares së Kosovës. Ai ka shtuar se “Dardanët” kanë një të ardhme të ndritur.
“Kosova e ka fituar një pikë kundër Malit të Zi dhe tri pikë ndaj Bullgarisë, gjë që është sukses, por kundër Anglisë do ta ketë vështirë. E di që Kosova funksionon si grup dhe mund t’ia dalë të kualifikohet në evropian”, deklaroi legjenda e futbollit gjerman.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të vijë sërish në Kosovë me ndonjë projekt, shkruan KTV, përcjell Albinfo.ch.
Mattheus edhe pas konferencës ishte i hapur për pyetje shtesë nga gazetarët. Ai ka thënë se i njeh edhe lojtarët kosovarë që kanë luajtur dhe luajnë në Gjermani si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Milot Rashica, Meritan Shabani dhe disa të tjerë.
Matthaus vizitoi edhe stadiumin “Fadil Vokrri”, ku u prit nga drejtuesit e skuadrës së Prishtinës, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti dhe anëtari i bordit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Bakir Burri.
Matthaus, me një fjalim të shkurtër, iu drejtuar edhe disa lojtarëve të rinj të Shkollës së Futbollit ‘Prishtina’. Ai kërkoi nga futbollistët të vazhdojnë të punojnë për të ndjekur ëndrrën që një ditë të arrijnë majat e futbollit evropian.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











