Shëndetësi
Kush mund të dhurojë gjak e kush jo?
Shumica e njerëzve mund të dhurojnë gjak, nëse kanë shëndet të mirë.
Megjithatë, ka disa kërkesa bazike, të cilat duhet t’i përmbushni në mënyrë që të bëheni dhurues i gjakut.
Mosha
Duhet të jeni mes moshës 18 dhe 65 vjet. Në disa shtete edhe 16-17 vjeçarët lejohen të dhurojnë gjak nëse i përmbushin kriteret fizike dhe hematologjike.
Pesha
Duhet të peshoni të paktën 50 kilogramë.
Gjendja shëndetësore
Ju duhet të jeni në shëndet të mirë në momentin kur jeni duke dhuruar gjak.
Nuk guxoni të dhuroni gjak nëse jeni të sëmurë me grip, keni ftohje, skuqje fyti, probleme me lukth ose ndonjë infeksion tjetër.
Nëse së fundmi keni bërë tatuazh, ju nuk mund të dhuroni gjak për 6 muaj qysh prej datës kur e keni kryer procedurën.
Nëse e keni shpuar trupin për të vënë vath, atëherë ju mund të dhuroni gjak vetëm pas 12 orëve.
Nëse e keni vizituar dentistin për ndonjë procedurë të vogël, ju duhet të prisni 24 orë para se të dhuroni gjak; për procedura më të mëdha pritni një muaj.
Ju nuk duhet të dhuroni gjak nëse nuk e keni nivelin minimal të hemoglobinës.
Gjërat e tjera…
Ju nuk duhet të dhuroni gjak nëse:
Jeni përfshirë në “aktivitet të rrezikuar seksual” gjatë 12 muajve të fundit
Jeni të sëmurë me HIV
Nëse keni injektuar ndonjëherë droga rekreacionale
Shtatzënia dhe gjidhënia
Nuk këshillohet që të dhuroni gjak kur jeni duke e ushqyer beben me gji. Pas lindjes, ju duhet të pritni 9 muaj për të dhuruar gjak, shkruan Telegrafi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor












