CH-Ballkani
I nxehti përvëlues në Ballkan
Fundjava është parashikuar përvëluese jo vetëm për Shqipërinë, por edhe gjithë rajonin.
Një masë presioni i lartë nga Afrika e Veriut është përqendruar mbi rajonin e Mesdheut dhe Evropës Jugore, përfshirë Shqipërinë, por pas kësaj fundjave gjërat pritet të ndryshojnë disi.
Sipas Meteoalb, e diela, vazhdon me kthjellime deri pasdite kur vranësira lokale zhvillohen në Veri dhe zonat Lindore duke sjellë rrebeshe të shkurtra shiu dhe stuhi të izoluara breshëri, por mbeten kryesisht të kthjellëta zonat Perëndimore, shkruajnë mediat shqiptare.
Nga e hëna dhe në vijim deri të premten do të ketë kthjellime e vranësira kalimtare gjatë paraditeve dhe mbrëmjeve por vranësirat zhvillohen gjatë pasditeve duke sjellë edhe rrebeshe shiu në zonat malore; në zonat Perëndimore pritet shi, vetëm në zona të izoluara.
Temperaturat, nga e hëna deri të enjten do të jenë të paktën 3-4°C më të freskëta krahasuar me këtë fundjavë, por sërisht pas të premtes, temperaturat rriten në të gjithë Shqipërinë, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada Tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj, do të jetë në Toronto në kuadër të aktiviteteve...
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
-
Katër mërgimtarët që udhëtuan nga Zvicra në Strugë me biçikletë
-
Kosovë: Në 11 komuna shtyhet regjistrimi i popullsisë deri më 24 maj, për diasporën deri 31 gusht
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë Në 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, sot në Prishtinë është mbajtur...
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?