Gruaja
“Germania” e Lejla Ibrahimit shndërrohet në “Chair Airlines”
49.9% të aksioneve i bleu kompania polake Enter Air, ndërsa shumicën e tyre, 50.1 % vazhdon t`i mbajë Albex Aviation e Lejla Ibrahimi-Sallahut
Kompania ajrore zvicerane Germania Flug AG ka ndryshuar emrin. Ajo tash e tutje do të quhet Chair Airlines. Këtë e kanë bërë të ditur drejtuesit e kësaj kompanie të marten për mediet në Cyrih.
Kompania Germania e cila fillimisht ka qenë kompani me bazë gjermane, kishte falimentuar në fillim të këtij viti. Pastaj, pjesën zvicerane të kompanisë e kishte blerë Lejla Ibrahimi Sallahi, pronare e Agjencisë së Udhëtimeve Air Prishtina me seli në Cyrih, shkruan sda.ch. Pak kohë pas kësaj, 49.9% të aksioneve i bleu kompania polake Enter Air, ndërsa shumicën e tyre, 50.1 % vazhdon t`i mbajë Albex Aviation e Lejla Ibrahimit.
Lejla Ibrahimi Sallahu
Ndryshimi i emrit ka ardhur edhe si rezultat i kushtëzimit: për ta mbajtur përgjithmonë emrin “Germania”, kompania e re duhej t’i paguante taksë administratorëve të procedurës së falimentimit, ka thënë menaxheri i kompanisë Urs Pelizzoni për mediet zvicerane. Atë emër, kompania kishte të drejtë ta mbante vetëm për një vit.
Emërtimi i ri “Chair” është mjaft kereativ dhe lidh disa kuptime brenda një fjale të përbërë prej vetëm pesë shkronjave, shkruan albinfo.ch. Si kuptim i parë është fjala në gjuhën angleze “Chair” (karrige). Ndërsa kuptimi i dytë zbulohet më mirë pasi që dy shkronjat e para janë ngjyrosur me një ngjyrë tjetër nga tri shkronjat e mbetura. Pra: Ch që kuptohet si shkurtesë për Zvicrën dhe Air, shkurtesë për Kompani ajrore.
Pronarët dhe menaxherët e kanë parasysh se Chair në gjuhën frënge do të thotë mish ndërsa anglisht kështu shqiptohet fjala “shtrenjt”, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, ata tashmë kanë marrë tashmë batuta që i referohen kuptimit të fjalës Chair në gjuhën frënge, ka thënë Pelizzone.
Të ngjashme
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












