Futboll
Petkoviq, i zhgënjyer me vendin e katërt të Zvicrës në Ligën e Kombeve
Edhe një herë, dënimet ishin fatale për kombëtaren e Zvicrës në futboll. Humbja 6-5 kundër Anglisë në penallti e la skuadrën pa medalje, duke mbetur në vendin e katërt në Ligën e Kombeve.
Kjo ndeshe zviceranëve u ka sjellë përsëri kujtimet e 25 qershorit 2016, kur në Saint-Etienne u mposhtën nga Polonia në kampionatin Evropian, transmeton albinfo.ch.
Lëndimi i Xherdan Shaqirit ka qenë shumë i rëndë për skuadrën zvicerane, pasi ai është ndër futbollistët më të mirë të saj.
“Ne duhet t’i mbajmë kokat lart për lojën e treguar, por fatkeqësisht kemi humbur dhe ky ishte një ndëshkim për ne sot”, ka thënë trajneri Vladimir Petkoviq.
“Është e keqe të shkosh deri aty dhe të përfundosh pa asgjë”, ka thënë ai, i cili u pyet edhe për vazhdimin e kontratës me Zvicrën, për të cilin tha se ende ka kohë, pasi kontrata i skadon me përfundimin e kualifikimeve për Euro 2020.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi










