Shqipëria
Mogherini: Shqipëria, e gatshme të hapë negociatat e pranimit
“Rekomandimi i Komisonit Euriopan për hapjen e negociatave është njohje e rezultateve të prekshme të reformës gjithëpërfshirëse dhe të plotë të drejtësisë dhe të arritjeve të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, deklaroi sot përfaqësuesja e lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, nënkryetare e Komisionit Europian, Federica Mogherini, në një takim në Bruksel me ministrin në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
Përfaqësuesja e Lartë Mogherini përgëzoi ministrin Cakaj për përsëritjen e rekomandimit të qartë të Komisionit, duke theksuar se ky është një vlerësim i merituar dhe rezultat i reformave gjithëpërfshirëse të ndërmarra nga vendi ynë, duke veçuar arritjet e prekshme në reformën e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkëbiseduesit ndanë vlerësimin se Shqipëria është e gatshme dhe ka bërë të gjitha detyrat e kërkuara për të hapur negociatat me BE-në dhe është e nevojshme që Këshilli Evropian të reagojë pozitivisht në linjë me rekomandimin e Komisionit, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa Cakaj u shpreh se “ishte kënaqësi e madhe për të takuar Federica Mogherinin dhe për të shkëmbyer pikëpamjet mbi rëndësinë e hapjes së negociatave për tani. Ne presim që t’i respektojmë premtimet e saj dhe kështu të sigurojmë një shtysë të re për reformën dhe progresin në rajonin dhe rajonin”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










