Shqipëria
Shqipëria “zgjohet” nga tërmetet, në Korçë disa persona të lënduar
Më të forta ato kanë qenë në Korçë, duke kapur një magnitudë 5.3 Rihter. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencës raportojnë se lëkundjet e para janë ndjerë në orën ora 04:26:17 të mëngjesit të sot, ku është regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 5.3 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.710 në Lindje, me thellësi 14 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Floq, të bashkisë Korçë. Burime për Top Channel raportojnë se 5 persona janë plagosur nga shembja e banesve.
Nga informacionet e marra është raportuar se lëkundjet e tërmetit disa banesa janë dëmtuar. Sipas informacioneve të marra nga OSHEE, raportohet se në Kolonjë ka carje të mureve dhe rrezik të shembjeve të kabinave elektrike në fshatrat; Boshanj, Milec, Selenicë, Pishës, Çlirim, Qytezë, Shtikë dhe e dëmtime të shumta janë Pepellash, Blush, Qafzës, Qesatakë, Kaltanj, Helmes. Aktualisht pa energji janë Boshanj, Milec, Selenicë e Pishës, Helmes,Qyrezq, Çlirim, shkruan tch, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë burime nga prefektura raportojnë se rreth 50 shtëpi janë dëmtuar në Floq dhe Qafezes si dhe 10 dhe fshatin Vidohovë.
Lëkundjet sizmike me intensitet më të ulët vazhdojnë të ndihen në vazhdim në jug të vendit, si Gjirokastër e Korçë. Nga të gjitha qarqet e vendit nuk janë raportuar situata të jashtëzakonshme. Situata po ndiqet në vazhdimësi me prefekturat dhe gjithë institucionet. Lëkundje të forta tërmeti janë ndierë edhe në kryeqytet rreth orës 09:15, por nuk ka informacione për dëme.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











