CH-Ballkani
Jovanoviq: Me shqiptarët na duhet paqja jo territoret
Lideri i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë (LDP), Çedomir Jovanoviq e ka porositur sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që për zgjidhjen e çështjes së Kosovës të jetë i tillë çfarë nuk ishin të gjithë të tjerët para tij, përkundër të gjitha kufizimeve dhe të gjitha gabimeve, “sepse ne kemi nevojë për paqe, e jo për territore”.
“Ne nuk kemi më kohë. Duhet të vazhdoni negociatat”, tha Jovanoviq, në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë, në të cilën Presidenti i Serbisë, raportoi për çështjen e Kosovës.
Siç raportojnë mediat serbe, Jovanoviq potencoi se në përpjekjet e tij për të gjetur një zgjidhje për Kosovën, Vuçiqi është krejtësisht i vetëm.
“Do të doja që në Kishë të gjesh diçka që mund të sillte paqe tek populli ynë i egërsuar, por nuk ka të tillë. Do të doja ta gjeni edhe në Akademi të Shkencave, ku ka njerëz të guximshëm, por as atje nuk do ta gjeni”, tha ai.
Jovanoviq shtoi se do të kishte dëshirë që, po të kishte mundësi. vetë arrijë një zgjidhje për Kosovën në vend të Vuçiqit, përcjell Telegrafi.
“Ju lutem më tregoni se çfarë të bëj unë që populli ynë dhe fëmijët tanë të gjejnë paqe dhe lumturi. Ne në Kosovë mund të fitojmë atë që kurrë nuk kemi pasur – paqen me shqiptarët, por para kësaj ne duhet të gjejmë paqe me veten tonë”, tha Jovanoviq, përcjell Albinfo.ch.
Sipas Jovanoviqit, në shtatë vitet e fundit është humbur kohë, në të cilën serbët kanë mundur të përpiqen të bëhen së paku një popull i mirë.
Ai e ilustroi këtë me pritjen e dhunshme që i organizuan sot përfaqësuesit e lëvizjes ‘Dveri’ Vuçiqit dhe vuri në dukje se “Presidenti hyri në Parlamentin e Serbisë, sikur të hynte Kuvendin e Kosovës, i përcjellë me fyerje”.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













