Shqipëria
ILO: Gratë dhe burrat në pozita udhëheqëse në Shqipëri paguhen njëjtë
Një studim i kohëve të fundit nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) në lidhje me Shqipërinë tregon se gratë paguhen sa burrat (kjo po ndodh edhe në Bosnjë e Herzegovinë), përcjell albinfo.ch.
Rezultatet janë nga publikimi më i fundit i ILO-s lidhur me gratë në biznes dhe menaxhim.
Hulumtimi tregon gjithashtu se në Shqipëri vetëm 23% e grave janë në pozita udhëheqëse. Kjo është një nga normat më të ulëta në Evropë. Ka vetëm 5 vende evropiane që kanë norma më të ulëta se Shqipëria, dy prej tyre janë vendet fqinje, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, përcjell albinfo.ch.
Një botim i fundit nga Instituti Kombëtar i Statistikave (INSTAT) tregoi se shumica e grave shqiptare janë të diplomuara në fushën e mjekësisë, arsimit, ekonomisë, ligjit, shkencave njerëzore, shkencave natyrore etj, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu, sipas ILO, Shqipëria është i vetmi vend në Evropë me përqindjen më të lartë (50%) të grave që kanë diplomuar në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Në vitet e mëparshme, ajo ishte 32%, nën nivelin e vendeve të tjera evropiane.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 Albanian Engineering of Switzerland (AES) ka prezantuar tre të nominuarit përfundimtarë për edicionin e dytë të... -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren -
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA -
Lea Ypi nderohet me Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik 2026 -
Letër falënderimi e organizatorëve të manifestimit të Ditës së të Zhdukurve me forcë
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime













