Kuriozitete
Vendi më i lumtur në botë, ku ekziston edhe Ministria e Lumturisë
Për më tepër ekziston edhe Ministria e Lumturisë, që përcakton ekuilibrin e vlerave financiare, mendore dhe shpirtërore
Ky shtet misterioz dhe piktoresk, i vendosur midis Indisë dhe Kinës në Azinë Jugore, ishte i pa zbuluar nga turistët deri në vitin 1974. Sot, pas shumë përpjekjesh, turistë nga mbarë bota mund ta vizitojnë Butanin, ndonëse procedurat janë tmerrësisht të stërgjatura, pasi mbreti i vendit përpiqet të kufizojë numrin e turistëve.
Deri në vitin 1999, në Butan ishte e ndaluar rreptësishtë përdorimi i televizorit dhe internetit. Pasi u pa që ishte e pamundur të qëndrohej larg teknologjisë, u vendos të anulohej ligji.
Për t’u kujdesur për qetësinë shpirtërore, në vitin 2008 u formua Komiteti i Lumturisë. Për më tepër ekziston edhe Ministria e Lumturisë, që përcakton ekuilibrin e vlerave financiare, mendore dhe shpirtërore. Në Butan, nuk ka asnjë njeri që jeton rrugëve.
Nëse dikush humbet shtëpinë apo është i pastrehë, mjafton të drejtohen te mbreti Jigme Khesar Namgyel Wangchuck, i cili menjëherë kujdeset për t’iu dhënë një copë tokë, ku të mund të jetojnë. E qartë pse njerëzit e konsiderojnë veten shumë të lumtur.
Çdo banor ka të drejtën të përfitojë kujdes mjekësor falas. Ndalohet kultivimi dhe shitja e duhanit. Është praktikisht e pamundur të blesh duhan. Turistët duhet të kenë një sërë dokumentesh të nevojshme dhe duhet të paguajnë tarifë nëse duan të marrin cigare me vete, transmeton ‘Scan’.
Vendi tregon një kujdes të jashtëzakonshëm për ekologjinë dhe natyrën. Në vitin 2015, Butani vendosi një rekord botëror duke mbjellë 50,000 pemë në vetëm një orë. Gratë janë më të respektuarat në vend. Të gjitha pronat, sendet personale dhe pasuritë e tjera i shkojnë vajzës së madhe, jo djalit, përcjell albinfo.ch.
Sot, bota po përpiqet vazhdimisht të shkojë drejt gjërave “bio”. Në Butan, nuk ka probleme të këtij lloji. Është e jashtëligjshme përdorimi i produkteve kimike. Çdo gjë kultivohet brenda vendin në metoda krejt natyrale.
Nuk ka trafik në kryeqytetin Thimphu, nuk ka semaforë, por kjo nuk është problem për këmbësorët. Në të gjitha rrugët ndodhen policë që drejtojnë qarkullimin. Edhe pse ky vend duket sikur ka masa tepër të rrepta, njerëzit e Butanit janë shumë miqësorë dhe të lumtur.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














