Maqedonia
Maqedoni: Studentët e mirë, të parët largohen nga vendi
Studentët më të mirë janë të parët që largohen për punë jashtë vendit. Arsyeja për këtë është se biznesi vendor nuk është i lidhur me universitetet. Për të ruajtur kuadrot cilësor në vend, kompanitë duhet të japin paga më të larta. Sipas ekspertëve që morën pjesë në forumin e biznesit në Shkup, për përmirësimin e aftësisë konkurruese të ekonomisë është e nevojshme të rritet mbështetja shtetërore e të rinjve, që ata të fillojnë biznesin e tyre. Për të zhvilluar një ekonomi konkurruese, është gjithashtu e nevojshme të forcohen kapacitetet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të shfrytëzuar fondet në dispozicion të BE-së.
“Përvoja tregon se, për fat të keq, së pari më të mirët ikin. Kjo është e keqja. Së dyti, për të mbajtur këtu të rinjtë ka dy mënyra: Së pari, të rriten pagat në kompanitë tona, sidomos te investitorët e huaj që punësojnë shumë staf inxhinierik dhe me arsim të mesëm teknik. Dhe, së dyti, të rritet vetëpunësimi dhe zhvillimi i frymës sipërmarrëse dhe të rinjtë të fillojnë biznesin e tyre“- theksoi Radmill Polenakoviç, profesor në Fakultetin e Makinerisë.
Një problem i madh për kompanitë e vogla dhe të mesme në vend është se ata nuk kanë kapacitet dhe kuadër të mjaftueshëm për të aplikuar për përdorimin e parave evropiane, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
“Shpesh këto janë ndërmarrje të vogla dhe të mesme që kanë vetëm pak punonjës dhe nuk kanë as resurse të mjaftueshme njerëzore, e as kapacitete për të hulumtuar më mirë dhe për të përgatitur një projekt propozim, dhe nga ana tjetër, janë kriteret komplekse, si teknike ashtu edhe financiare, që ata kanë nevojë t’i përmbushin që plotësohen kriteret e kërkuara“- tha Aleksandra Karakashova Saçkarska, eksperte për funksionimin e ndërmarrjeve.
Shteti ndihmon kompanitë e vogla dhe të mesme përmes Fondit të Inovacionit, Agjencisë për Mbështetjen e Ndërmarrësisë, por sipas ekspertëve, për konkurrencë më të madhe në ekonominë e Maqedonisë, është e nevojshme të aplikohet mënyrë e re e prodhimit ose produkteve të reja.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










