Maqedonia
BE: Ekonomia në Maqedoninë e Veriut, me problemet e vjetra
Vështirë realizohen projektet kapitale në vend. Borxhi publik po stabilizohet ngadalë dhe arrin 43 për qind, por pa përfshirë këtu huamarrjet e ndërmarrjeve shtetërore që arrijnë 10 për qind të BPV-së. Nga Bashkimi Evropiane konsiderojnë se nevojitet transparencë më e madhe në raport me shpenzimin nga ndërmarrjet publike, si dhe borxhi i tyre të përfshihet në borxhin e shtetit. Këto janë sfidat kryesore për vitin e ardhshëm, e që janë të rëndësishme për rrugëtimin evropian të vendit.
“Duhet të aprovohet Ligji i ri për buxhetin, me rregullat fiskale dhe të bëhen përgatitje për këshillin e pavarur fiskal. Të vendosen mirë rregullat që nuk ekzistojnë për momentin në vend, ndërsa janë të pranishme në vendet e Bashkimit Evropian, e ky është se borxhi publik nuk guxon të jetë mbi 60 për qind dhe deficiti buxhetor të mos tejkalojë tre për qind”-tha Frek Janmat, shef i Departamentit për çështje ekonomike në Delegacionin e BE-së.
Problemet e vjetra të ekonomisë maqedonase edhe këtë vit dolën në sipërfaqe. Përfaqësuesi i Brukselit kritikoi punësimin e dobët të të rinjve, por edhe për nivelin e lartë të ekonomisë gri që i hap rrugën konkurrencës jolojale. Në rekomandimet, por edhe në kritikat e BE për ekonominë e Maqedonisë përmendet edhe niveli i lartë i depozitave në euro që i kanë qytetarët. Gjithashtu nga Unioni kërkuan që sa më shpejtë të konsolidohen pensionet sipas inflacionit, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
“Të përforcohen kapacitetet institucionale të gjykatave civile, të vendoset fokusi në zbatimin e garancisë Rinore me theks të veçantë në zonat e pazhvilluara dhe ekipimi kadrovik i Agjencisë për punësim dhe Këshilli nacional rinor. Duhet të përshpejtohet modernizimi i sistemit arsimor në të gjitha nivelet, përmes përmirësimit të infrastrukturës, programeve mësimore dhe kualifikimit të arsimtarëve”-theksoi Frek Janmat, shef i Departamentit për çështje ekonomike në Delegacionin e BE-së.
Shteti ka afat prej një viti që t’i zbatojë këto reforma. Nga BE janë të vetëdijshëm se vetëm një pjesë e rekomandimeve do të realizohet, një pjesë do të realizohet vetëm pjesërisht ndërsa një pjesë e mirë fare nuk do të realizohet. Këtë e tregon përvoja nga vitet e kaluara dhe nuk ka lëvizje të madhe në përmbushjen e obligimeve vite me radhë.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë shtëpinë e Kosovës Pa dyshim se “Shtëpia e Kosovës” është një nga komponitë më në zë, si nga ana...
-
Shqiptari diplomon në Columbian University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Austri
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë Në 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, sot në Prishtinë është mbajtur...
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?