Muzikë
Fundjavë e stërngarkuar dhe e suksesshme e Ilirëve në Kosovë!
Ndonjëherë, për pak kohë, jo më shumë se brenda 24 orëve, mund të bëjmë shumë gjëra, kështu ndodhi edhe me Shoqatën Kulturo-Artistike" Ilirët", nga Llozana
Që nga mbrëmja e së shtunës, 12 maj, ora 22:00 e deri të nesërmen, e diel, 13 maj, ora 22:00, arritën të realizojnë emisionin folklorik në RTK “Rrënjët tona” që udhëhiqet nga Producenti dhe autori zoti Burim Krasniqi, gazetarja Arlinda Sejda dhe të marrim pjesë në Festivalin e “Anadrinia 2019” Edicioni i 18-të, në Dejnë të Rahovecit dhe pas një konkurrence tepër të madhe, me mbi 23 shoqëri kulturo-artistike, të fitojnë vendin e III-të dhe solistja e tyre, Fatime Kalimashi të shpallet solistja më e mirë e festivalit.
Përpos çmimeve, ata morën edhe shumë lëvdata nga të gjithë! Ishte një juri profesionale: Ermir Dizdari, Dilaver Kryeziu, Shaqir Hasi dhe Bajram Morina që i falënderojmë për vlerësimin!
Shoqata Ilirët falënderon gjithashtu Kryetarin e komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, drejtorin e festivalit Muharrem Morinen me gjithë stafin organizues te festivalit dhe Arben Bytyçin, si dhe gjithë ata që në një moment apo tjetër ishin në shërbim të grupit tonë!
Po ju sjellim disa foto që flasin vet!
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit
















































