Lifestyle
Eurovision: Jonida Maliqi, një nga zërat më të mirë në konkurrim
Në Tel Aviv, 41 vende do të marrin pjesë në edicionin e 64-të të “Eurovision Song Contest”, ku pas dy gjysmëfinaleve që do të mbahen të martën dhe të enjten, vetëm 26 prej tyre do të jenë pjesë e finales së madhe të së shtunës. Shqipëria do të përfaqësohet në festival me Jonida Maliqin me këngën “Ktheju tokës”.
Punk islandez? Folk polak? Apo Joik norvegjez? Çfarëdo lloj rryme dhe kushdo qoftë fituesi i Eurovision-it, e rëndësishme është muzika. Në Tel Aviv, 41 vende do të jenë pjesëmarrëse në edicionin e 64-të të “Eurovision Song Contest”, ku pas dy gjysmëfinaleve që do të mbahen të martën dhe të enjten, vetëm 26 prej tyre do të jenë pjesë e finales së madhe të shtunën.
Edhe ky edicion i Eurovision-it nuk erdhi i papërfshirë nga polemikat. Ukraina u tërhoq nga konkurrimi, pasi e pa të papërshtatshem Izraelin si vend organizator, kurse Bullgaria nuk merr pjesë për arsye financiare. Gjithashtu shumë organizata joqeveritare kanë bërë thirrje për bojkot, pasi e shohin Izraelin si vend okupator. Megjithatë, këtë fundjavë miliona teleshikues do te “mbërthehen” para televizorit për të ndjekur magjinë vjetore muzikore, shkruan shqiptarja, përcjell albinfo.ch.
Mes 41 vendeve pjesëmarrëse, Holanda, që do të përfaqësohet nga Duncan Laurence me këngën “Arcade”, shikohet si favorite dhe pas saj renditet Rusia. Shqipëria do të përfaqësohet në festival me Jonida Maliqin, me këngën “Ktheju tokës”. Pavarësisht faktit se gjatë provave regjia televizive e festivalit ka pasur probleme teknike, blogerët e Eurovizionit janë shprehur se Maliqi është një nga zërat më të mirë në konkurrim.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?











