Sport
Agushi paralajmëron rekord të ri: Vozitje e veturës me top në kokë
Një ditë pasi theu një rekord në librin “Guinness”, profesori Agim Agushi, nga Vitia e Kosovës, ka paralajmëruar një rekord të ri, shkruan albinfo.ch.
Këtë herë, ai paralajmëron për një rekord pak më ndryshe në Dubai.
“Vozitje e veturës kabriolet me top në kokë. 5 kilometra. Prapë në Dubai. Më shumë se rekord botëror”, ka shkruar Agushi në Facebook.
Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme rekordmeni kosovar Agushi, bashkë me Bujar Ajetin, shënoi një rekord të ri botëror, duke zhongluar topin me kokë në çift, në një afat kohor prej 35 minutash.
Në aktivitetin që u mbajt para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Agushi e Ajeti bënë që emri i Universitetit të Prishtinës të shkruhet në librin e rekordeve botërore “Guinness”, shkruan albinfo.ch.
Në vitin 2015, këtë rekord e mbante po ashtu zhongleri Agim Agushi, por këtë herë me Leutrim Agushin.
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së












