Tematike
Zvicër: Gratë janë më të shkolluara se burrat
Gratë në Zvicër kanë bërë një progres të rëndësishëm gjatë 20 vjetëve të fundit, sidomos në fushën e arsimit, shkruan swissinfo, përcjell në shqip albinfo.ch. Tashmë ekziston një përqindje më e lartë e grave se sa e burrave që janë të pajisur me diploma të arsimit të lartë, sipas Zyrës Federale për Statistika (FSO).
Në vitin 1999, vetëm 9.8 për qind e grave të moshës 25-35 dhe 14.4 për qind e burrave të së njëjtës moshë kishin diplomë të arsimit të lartë. Megjithatë, në vitin 2019, kjo përqindje është rritur për gratë e reja, që tash është 42.3 për qind, dhe për burrat 34.7 për qind.
Po ashtu, më shumë gra po studiojnë drejtime që tradicionalisht janë mbizotëruar nga burrat, siç janë shkenca, matematika, statistika, inxhinieria dhe ndërtimi. Zgjedhja e fushës së studimit dhe profesionit nuk është më aq e lidhur me gjininë siç ishte 20 vjet më parë, thonë nga FSO, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, përqindja e grave të moshës 15-65 në punësim të paguar është rritur nga 68.2 sa ishte në vitin 1991, në 79.9 për qind (2018). Por përqindja e të punësuarve me orar të plotë ka rënë për 10 për qind për të dy gjinitë, sepse ata po zgjedhin të punojnë me orar të pjesshëm. Rreth 59 për qind e grave të punësuara punojnë me orar të pjesshëm, krahasuar me përqindjen e burrave që është 17.6.
Kurse te çiftet që kanë fëmijë nën moshën katërvjeçare, modeli tradicional, sipas të cilit burri punonte me orar të plotë e gruaja qëndronte në shtëpi, ka rënë nga 59.2 për qind sa ishte në vitin 1992, në 23.3 për qind në vitin 2017. Një praktikë e zakonshme është bërë tashmë nëpër familje që burri të punojë me orar të plotë, kurse gruaja me orar të pjesshëm.
Ndërkaq, punët e shtëpisë, ende nuk janë ndarë në mënyrë të barabartë dhe kryhen kryesisht nga gratë, në më shumë se 70 për qind të familjeve me fëmijë të vegjël, sipas statistikave të vitit 2013.
FSO po ashtu ka treguar për hendeqet gjinore mes pagave në Zvicër dhe përfaqësimin politik të grave. Hendeku i pagave mes burrave dhe grave në Zvicër ka shënuar një rritje, me një dallim prej qindra frangash në muaj në favor të burrave.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












