Maqedonia
Studentët zviceranë dhe maqedonas, bashkë për zhvillimin e bizneseve
Në Shkup ka filluar java “Zhvillimi i sipërmarrjes së bashku”, me ç’rast 100 studentë nga Zvicra dhe Maqedonia Veriore janë bërë bashkë për të shkëmbyer njohuritë dhe përvojat e tyre në zhvillimin e bizneseve, shkruan albinfo.ch.
Në hapjen e këtij aktiviteti ishte i pranishëm edhe ambasadori zviceran, Sybille Suter, i cili ndër të tjera tha se sipërmarrësit e rinj kanë shumë për të mësuar nga shteti maqedonas.
“Gjatë punës sime në Maqedoninë Veriore, pata rastin të takoja shumë sipërmarrës të suksesshëm. Shpesh kam dëgjuar se tregu i vogël dhe mjedisi sfidues kanë krijuar pengesa për sipërmarrësit, po ashtu kam parë se si këto sfida kanë kontribuar në krijimin e sipërmarrësve të përkushtuar e me fleksibilitet të madh. Këta faktorë janë shumë të rëndësishëm për sukses, dhe sipërmarrësit e vendeve të tjera kanë shumë për të mësuar nga vendet si Maqedonia Veriore”, citohet ambasadori Suter në një njoftim të Ambasadës Zvicerane në Maqedoni.
E-Diaspora
-
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj Mbrëmje me kulturë shqiptare, valle tradicionale dhe muzikë më 21 nëntor, ndërsa në mesin e të... -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së











