Maqedonia
Ndërkombëtarët vlerësojnë zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut
Vëzhguesit ndërkombëtarë e cilësuan si një proces të qetë dhe të menaxhuar mirë atë të balotazhit të së dielës të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku Stevo Pendarovski, kandidat i Social-Demokratëve të kryeministrit Zoran Zaev doli fitues. Ndërkohë që rezultatet pritet të bëhen zyrtare, opozita maqedonase, me VMRO-DPMNE-në në krye, është ankuar për parregullsi gjatë zgjedhjeve.
Kampi i zotit Stevo Pendarovski festoi mbrëmë para selisë së Lidhjes Social Demokrate në pushtet, ndërsa VMRO-DPMNE-ja e opozitës ankohet për një mori parregullsishë në zgjedhje.
Nga ana tjetër, vëzhguesit ndërkombëtarë e cilësuan edhe raundin e dytë si të administruar mirë dhe të qetë.
“Dita e zgjedhjeve kaloi mirë dhe procedurat kyçe u ndoqën në përgjithësi në mënyrë transparente”, tha shefja e vëszhguesve të OSBE-së, Sereine Mauborgne.
Vëzhguesit e ODIHR-it, të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe të Këshillit të Evropës kanë vënë re respektimin e të drejtave themelore të votuesve në proces, megjithëse vihen në dukje disa hendeqe, sipas misionit vëzhgues, në aspketin e ligjeve që nuk u adresuan që prej raundit të pare, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
“Administrata zgjedhore zbatoi përgatitjet në mënyrë profesionale dhe të paanshme dhe gëzoi besimin e publikut”, thuhet në raportin paraprak.
Më tej nënvizohen përpjekjet e partive dhe kandidatëve për të arritur tek votues shqiptarë dhe romë, tek të cilëtpati një shkallë më të ulët të daljes në votime si në raundin e parë edhe në balotazhin e së dielës.
Një nga garuesit nuk ka dorëzuar raportin e parakohshëm për shpenzimin e fondeve në fushatë. Ndërkaq, sa i përket medias, – thuhet se – “televizioni publik dhe media e vëzhguar siguruan një mbulim të paanshëm që u mundësoi votuesve të jenë të informuar për zgjedhjen e tyre”.
Nga vërejtjet e misionit vëzhgues mbetet çështja e mosfigurimit të një numri votuesish në regjistrin zgjedhor, ndërsa në pak raste janë vërejtur përpjekje për blerjen e votës.
“Mund të konfirmoj se pati votime familjare, që e kemi theksuar edhe në raport, por tani nuk mund të them se në cilat zona dhe në ç’shkallë ndodhi kjo”, – tha shefja e misionit të ODIHR-it, Corien Jonker.
Zoti Stevo Pendarovki ka fituar 51.66 për qind të votave, ndërsa kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, mori 44.73 për qind.
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në votime morën pjesë 46.70 për qind e pak mbi 1.8 milion qytetarëve me të drejtë vote.
Zoti Stevo Pendarovski, i vlerësuar si i moderuar dhe properëndimor, tha se do të jetë president i të gjithëve, ndërsa falënderoi votuesit e të gjitha komuniteteve për mbështetjen e dhënë.
“Do të jem president i shtetit prej të cilit nuk do të turpëroheni as brenda dhe as jashtë vendit! Kjo fitore para së gjithash është fitore e shumicës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që pavarësisht nga përkatësia etnike apo politike u bashkuan dhe thanë: vazhdojmë përpara”,u shpreh zoti Pendarovski
Ai e quajti rezultatin një sukses të madh sepse këto zgjedhje, siç tha ai, paraqesin fitore për unitetin dhe bashkimin, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
“Fitorja e konceptit ‘Së bashku përpara’sjell ardhmëri për Republikën e Maqedonisë së Veriut, por në të njejtën kohë edhe biletë për në Evropë”, tha presidenti i zgjedhur.
Kryeministri dhe kryetar i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev i cilëson këto si zgjedhjet më të pasra, të drejta dhe demokratike në vend, ndërsa shtoi se Maqedonia e Veriut zgjodhi një president evropian.
“Vendi ynë është në NATO, është në BE. Pikë! Fund për regjimin dhe të kaluarën e errët! Mickovski u mund; u mundën politikat destruktive të udhëheqjes së VMRO-DPMNE-së. U mundën politikat e ndarjeve, të mungesës së qëndrimit, të konfliktit, pasigurisë dhe mbjelljes së frikës”, tha zoti Zaev para gazetarëve dhe disa qindra përkrahësve.
VMRO – DPMNE është ankuar për parregullsi gjatë procesit zgjedhor, ndërsa kandidatja e saj, Gordana Siljanovska Davkova, tha se “rezultati është i qartë”.
“Por çështja është se sa ky rezultat do të çojë drejt pajtimit apo bashkimit apo nëse shënon një ndarje brenda në shtet, ndarje të karakterit ndëretnik”, – tha ajo.
Të dy kandidatët dhe partitë e tyre e kishin të qartë se pa votat e shqptarëve nuk i fitonin dot zgjedhjet. Votat e shqiptarëve padyshim kanë qenë vendimtare në zgjedhjet e së dielës. Zgjedhjet u konsideruan si një sprovë e politikave pro-perëndimore të qeverisë por dhe mundësisë së shkarjes nga kjo rrugë.
Zoti Stevo Pendarovski ka mbështetur fuqishëm marrëveshjen e Prespës me Greqinë fqinje për ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë në shkëmbim të anëtarësimit në NATO dhe afrimit me Bashkimin Evropian, ndërsa zonja Gordana Siljankovska Davkova dhe partia e saj e kritikuan dhe kundërshtuan atë. Zgjedhjet u vëzhguan nga 3 mijë 300 përfaqësues vendas dhe 520 vëzhgues të organizatave të huaja me organizatën ODIHR në krye.
E-Diaspora
-
Klubi suedez i femrave triumfon në Evropë në Champions League, dy shqiptarë në krye të suksesit historik të ekipit Skuadra e femrave e BK Häcken ka shkruar histori duke fituar UEFA Women’s Europa Cup 2026,... -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online










