Maqedonia
Maqedonia dhe Bullgaria bëhen gati për vizitën e Papa Françeskut
Të dielën (më 5 maj) Papa Françesku nis një vizitë në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut.
Bullgaria, një vend prej 7.1 milionë banorësh, është shtëpia e vetëm 58.000 katolikëve, ndërsa Maqedonia e Veriut, me një popullsi prej 2 milionë banorësh, ka vetëm 15.000 katolikë, më pak se disa famulli në Romë.
Një nga qëllimet e udhëtimit treditor është përmirësimi i marrëdhënieve me Kishën Ortodokse, si pjesë e planeve të Vatikanit për të arritur një unitet të mundshëm ndërmjet degëve të krishtërimit nga Lindja dhe Perëndimi që u ndanë në vitin 1054.
Por kjo detyrë është delikate, sepse kishat ortodokse në të dyja vendet janë të përfshira në konfliktet e tyre të brendshme, raporton Reuters.
Udhëheqësit ortodoksë bullgarë kanë urdhëruar që klerikët të mos marrin pjesë në lutje me Papën, duke thënë se ligjet e tyre nuk e lejojnë këtë. Por, Papa do të takohet me Patriarkun Ortodoks Neophyte dhe do të vizitojë një katedrale ortodokse në Sofje, transmeton REL, përcjell albinfo.ch
Kisha Ortodokse Bullgare muajin e kaluar, duke shpjeguar qëndrimin e saj, theksoi se ftesa për vizitën e Papa Françeskut ishte bërë nga autoritetet shtetërore, duke thënë se asaj i është dhënë vetëm roli dytësor në planifikim e vizitës.
Ndërkaq kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka deklaruar ditë më parë se vizita e kreut të Kishës Katolike Romake në Shkup, qytetin e lindjes së Nënë Terezës së Shenjtë, është historik si dhe mbart mesazhin e pajtimit dhe solidaritetit.
Në Maqedoninë e Veriut, Papa Françesku do të qëndrojë më 7 maj, pasi të ketë përfunduar vizitën në Bullgari.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











