Tematike
Zvicra, një komb i dashuruar pas armëve
Qitja (me armë) është një sport i preferuar për ta kaluar kohën e lirë në Zvicër. Rrënjët e këtij ‘sporti’ datojnë që nga fundi i Mesjetës, por sidomos në shekullin XIX, kur gjuajtja/qitja me armë u bë pjesë e rëndësishme e identitetit kombëtar, shkruan swissinfo, përcjell në shqip albinfo.ch.
Por të ‘dashuruarit’ pas armëve kanë frikë se ligji i ri për armët mund t’ua prishë kënaqësinë e tyre.
Qitësit dhe gjuetarët zviceranë kanë frikë se votimi që do të bëhet më 19 maj, mund ta rrezikojë hobin, edhe pse Berna ka arritur të negociojë disa kompromise nga Brukseli, veçanërisht për armët e ushtrisë.
Pasioni i përhapur
Nëse iu ka rastisur të dilni për shëtitje në Zvicër, mund të keni kaluar pranë ndonjë zone të qitjes apo mund ta keni parë ndonjë civil me pushkë të varur në supe.
Shumë zviceranë janë qitës të pasionuar dhe rreth 130 mijë persona janë të regjistruar vetëm në klubet për qitje. Përdorimin sportiv të armëve ata e konsiderojnë si pjesë të traditës kombëtare, përcjell albinfo.ch.
Nga periudha e Napoleonit e tutje, klubet e stërvitësve u bënë shumë të popullarizuara. Festivali i parë Federal i Qitjes u mbajt në Arau në vitin 1824. Në vitet në vazhdim, këto festivale e klube u bënë hapësirë e rëndësishme shoqërore për lëvizjen liberale të sapolindur.
Pasi u fut shërbimi i detyrueshëm ushtarak, pjesëtarët e ushtrisë duhej të bënin ushtrime të qitjes edhe jashtë kohës së shërbimit, andaj në gjithë vendin u krijuan zona të reja për praktimin e qitjes.
Qytetari (djalë) i armatosur u bë pjesë e identitetit të shtetit të ri liberal. Klubeve të qitjes iu caktua detyra e organizimit të ushtrimeve të detyrueshme për ushtarët. Kjo krijoi një lidhje të fortë mes ushtrisë dhe kulturës së armëve.
Edhe nëse lidhja tipike zvicerane mes qytetarëve dhe ushtarëve është zbehur në dekadat e fundit të shekullit XX, pasioni për armë është ende i përhapur te zviceranët edhe në ditët e sotme.
Megjithatë, çdo herë e më pak ish-ushtarë po duan t’i mbajnë me vete armët e ish-shërbimit ushtarak, edhe nëse e e kanë përfunduar shërbimin.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












