E-Diaspora
Filmi shqiptar “2 gisht mjaltë”, vjen me sukses befasues në Zvicër
Dy yjet e ekranit dhe skenës shqiptare: Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi kanë qenë të pranishëm dhe kanë shkëlqyer në mbrëmjen gala të premierës së filmit, në kinemanë RiffRaff të Cyrihut

Komedia “2gisht mjaltë”, pas një suksesi të madh të arritur në kinematë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, ka vizituar edhe Zvicrën, gjegjësisht publikun (kryesisht) shqiptar të këtij vendi. Dhe, bazuar në shfaqjet e deritashme në kinematë e Cyrihut, Lucernit etj. mund të thuhet se reagimi i këtij publiku është mëse pozitiv. Kjo përgjigje kaq pozitive shpjegohet me etjen e publikut të mërgatës për të parë një film shqiptar dhe sigurisht, me natyrën e lehtë e gazmore që ka komeida si zhanër i cili tërheq publik më të gjerë.
Ndërsa në rastin e “2 gisht mjaltë” ka qenë edhe prania e dy artistëve shumë të njohur nga skena dhe estrada shqiptare: Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata, ajo që i ka dhënë këtij filmi një garancë për sukses.
Dy yjet e ekranit dhe skenës shqiptare kanë qenë të pranishëm dhe kanë shkëlqyer në mbrëmjen gala të premierës së filmit, në kinemanë RiffRaff të Cyrihut. Në skenën e kinemasë ata janë prezantuar nga moderatorja e re, Romina Caraj dhe kanë entuziazmuar publikun me disa batuta dhe fakte që lidhen me filmin.



Vetë filmi, është një komedi situatash, që mbështetet në një rrëfim të lehtë dhe të këndshëm, i cili komunikon mirë me publikun shqiptar, sidomos atë të ri. Me pak fjalë, subjekti është ky: Emma (Remzija) këngëtare dhe Edvini, (pothuaj) mjek, pas një njohjeje aksidentale, vendosin të martohen. Planet e dasmës dhe krahas tyre konfliktet proverbiale “nuse – vjehërr” bëjnë që filmi të shkaktojë disa shpüerthime të qeshurash në mesin e publikut.

Ndërsa nisja për në muajin e mjaltit, në Karaibe është në fakt nisje e konfliktit të vërtetë të komedisë. Gabimi në prenotimin e biletave rezulton fatal për çiftin e ri. Pasi nuk fluturojnë dot për në Karaibe, ata, për t` i ikur “tersit” vendosin të kalojnë këtë muaj mjalti në bregdetin shqiptar. Por këtu pastaj, me ndërhyrjen e rrethanave dhe njerëzve nga më të ndryshmit, nis dhe përshkallëzohet konflikti në mes të dy të rinjve, që është dhe konflikti i filmit, si subjekt, shkruan albinfo.ch. Situata të ndryshme komike të shkaktuara nga ndërthurrja e faktorëve të ndryshëm, të shoqëruara nga batuta të lezetshme, bëjnë që filmi të ketë deri në fund një rrjedhë të këndshme dhe emocionuese per publikun.

Meritat për sjelljen e këtij filmi në Zvicër i takojnë distributorit Spoton të Cyrihut dhe platformës mediale albinfo.ch, në rolin e promotorit medial. Gjithashtu edhe disa biznese shqiptare të Zvicrës kanë dhënë kontributin e tyre në këtë mes.

Ermal Mamaqi ka qenë përveç njëri ndër bartësit e dy roleve kryesore edhe producent dhe bashkëregjisor i filmit, kështu që ai mund të merret pothuaj si autor i filmit, shkruan albinfo.ch. Ndërsa Elvana Gjata e njohur deri tash vetëm si këngëtare, ka kënduar në kuadrin e rolit, një hit të saj, duke u identifikuar kështu me vokacionin e parë për të cilin njihet nga publiku. Në këtë mënyrë ajo ka përbashkuar këtu disa elementë të rëndësishëm për suksesin e filmit.
Është me interes të thuhet se ky film ka tërhequr në masë të madhe të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Zvicër. Në shfaqjet e deritashme është vënë re një prani e një publiku pak më ndryshe nga ai që frekuenton zakonisht aktivitetet tjera kulturore dhe shoqërore të shqiptarëve në këtë vend.
Filmi po shfaqet paralelisht në 11 kinema , në po kaq qytete të Zvicrës. Shfaqja e tij do të vazhdojë gjatë gjithë muajit maj.
Foto: Agron Bajrami
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz