Tematike
Zvicra do të ndalojë vizitat e refugjatëve edhe në vendet e tyre fqinje
Në të ardhmen, Zvicra mund ta zgjerojë ndalesën e udhëtimit të refugjatëve edhe në në vendet fqinje të vendeve të tyre të prejardhjes
Në dhjetorin e vitit 2018 Parlamenti i Zvicrës pati vendosur ashpërsimin e rregullores së ndalimit të vizitave të refugjatëve në vendin e prejardhjes. Tashti duhet të precizohen detajet e rregullores, shkruan srf.ch. Kështu, Qeveria e Zvicrës propozon që përjashtimet nga rregulli i ndalimit të këtyre udhëtimeve të lejohen vetën në raste të jashtëzakonshme, transmeton albinfo.ch. Ajo e ka dërguar në konsultim propozimin përkatës për ndryshimin e rregullores.
Aktualisht, refugjatët me status të njohur azili nuk kanë të drejtë të udhëtojnë në vendin e tyre të prejardhjes pa një leje të jashtëzakonshme. Ndërsa në të ardhmen, Zvicra mund ta zgjerojë këtë ndalesë udhëtimi edhe në shtete të tjera. Në një rast të tillë, refugjatët nuk do të kenë të drejtë të udhëtojnë as në vendet fqinje të vendeve të tyre të prejardhjes.
Po ashtu, leja e jashtëzakonshme për udhëtime të tilla mund të jepet vetëm në raste të pakëta. Raste të tilla janë ngjarjet e rënda si dhe ato të rëndësishme për ruajtjen e marrëdhënieve familjare. Këtu hynë, sëmundjet e rënda të familjarëve, aksidentet e rënda ose rastet e vdekjes së ndonjë anëtari të familjes por edhe lindja e një fëmije ose martesa e një anëtari të familjes, përcjell albinfo.ch. Ndërsa përjashtohen vizitat e thjeshta, ato turistike ose për ditëlindje, në vendet e prejardhjes.
Edhe rrethi familjar i cili lejohet të vizitohet, do të kufizohet duke u reduktuar në pjesëtarët e familjeve të ngushta.
Kohëzgjatja e qëndrimit varet nga arsyet e vizitës, por ajo mund të zgjasë maksimalisht 30 ditë. Kërkesa për një vizitë të tillë duhet të bëhet te autoritetet përgjegjëse kantonale, më së voni gjashtë javë para udhëtimit të planifikuar. Nga kjo përjashtohen ngjarjet e paparashikueshme.
Ndërkaq, në parlament në dhjetor ishte kontestuar mundësia e përjashtimeve që parashihte propozimi. Kur një refugjat udhëton në vendin e tij të lindjes, është evidente se ai nuk është i rrezikuar atje, ishte argumenti i shtruar nga partitë e djathta. Ndërsa mbështetësit e përjashtimeve, e kundërshtonin këtë qëndrim, transmeton albinfo.ch. Sipas tyre ka situata në të cilat refugjatët për shkak të detyrimeve njerëzore do ta mernin mbi vete rrezikun e udhëtimit në vendin e prejardhjes edhe nëse atje u kanoset ndjekja.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













