Kuriozitete
Kur do të zhduken akullnajat?
Studimi i ri nga Bashkësia Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Natyrës (IUCN) me seli në Zvicër u përqendrua në 46 vende të Trashëgimisë Botërore ku gjenden akullnajat, duke përfshirë Great Glacier Aletsch në Alpet Zvicerane, Glacier Jakobshavn të Grenlandës dhe Khumbu Glacier në Himalaje, përcjell albinfo.ch.
Duke përdorur një shumëllojshmëri të dhënash dhe modelim të avancuar, autorët “parashikojnë zhdukjen e akullnajave deri në vitin 2100″, tha IUCN në një deklaratë.
Vendet që kanë gjasë të jenë të parat për humbjen më të madhe të akullit janë Parku Kombëtar Los Glaciares në Argjentinë dhe Parku Ndërkombëtar i Paqës në Waterton Glacier, i cili shtrihet në kufirin Kanada-SHBA,përcjell albinfo.ch.
Zhdukja e akullnajave në Pyrenees mund të ndodhë para vitit 2040, sipas parashikimeve të IUCN, përcjell albinfo.ch.
“Zhdukja e këtyre akullnajave do të ishte një tragjedi dhe do të kishte pasoja të mëdha për disponueshmërinë e burimeve ujore, rritjen e nivelit të detit dhe motin”, tha Peter Shadie, drejtor i Programit të Trashëgimisë Botërore të IUCN.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë Ministrja Saranda Bogujevci dhe kryeministri Albin Kurti, morën pjesë mbrëmë në hapjen e festivalit “AS ANEJ,... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Shqiptarja Elona Latifi finaliste e çmimit prestigjioz të BBC-së në Britani -
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin
Jeta në Austri
-
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale Shqiptarja përfundoi doktoraturën në Universitetin BOKU, duke kombinuar gjenetikën, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave... -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”














