Kosova
Të martën varroset bashkatdhetari nga Zvicra që humbi jetën në vendin e punës
Të martën i jepet lamtumira e fundit bashkatdhetarit, Ardian Zeqiri, i njohur si heroi i punës, i cili tre ditë me parë ka humbur jetën tragjikisht në Zvicër, derisa ishte në vendin e punës.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në fshatin Syriganë të Istogut, në ora 14:00, ndërsa kortezhi paraprakisht do të niset nga Skenderaj, raporton KosovaPress.
Ardian Zeqiri, 39 vjeçar, ka lënë pas vete 3 fëmijë. Sipas raportit zyrtar të policisë zvicerane, të shtunën rreth orës 12:27 minuta ka pësuar aksident me fatalitet. Në këtë aksident është lënduar edhe SH.R. i cili është duke u trajtuar në spitalin e Araut, përcjell albinfo.ch.
Ardian Zeqiri ishte pronar i firmës “A&A” dhe punëtorët e përshkruajnë si hero i punës, sepse në punët më të vështira nuk i lejonte punëtorët të punonin, por i kryente punët vet, duke mos rrezikuar jetën e punëtorëve.
Ardian ishte i angazhuar gjithashtu në shërbim të raporteve shqiptaro-zvicerane.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions














