Tematike
Zvicër: Një kosovar humb jetën në vendin e punës
Është raportuar se një i ri nga Kosova, me inicialet A.Z. ka humbur jetën në vendin e punës në Zvicër gjatë ditës së djeshme.
Lajmin e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale familjarët.
“Familjar, miq, shokë dhe dashamirë, ju njoftoj se sot pas një aksidenti tragjik në vendin e punës në Zvicër, ndërroi jetë djali i hallës, A.Z, për detaje të varrimit do t’ju njoftojmë me kohë. U prehsh në paqe”, kanë njoftuar ata.
Policia e Solothurn-it ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë, rreth orës 12, ka ndodhur një aksident në punë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar, përcjell albinfo.ch. Shkaqet ende nuk dihen dhe policia ka nisur hetimet.
Në njoftim nuk është cekur shtetësia e tyre, dhe nuk dihet saktë nëse kanë raportuar për rastin e kosovarit A.Z.
Albinfo.ch do t’ju informojë në vazhdim me detajet e tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












