Kosova
Kërkohet arrest shtëpiak për gratë e kthyera nga Siria
Prokuroria ka kërkuar arrest shtëpiak për 11 gratë e kthyera nga Siria, të cilat dyshohen për organizim dhe pjesëmarrje në një grup terrorist në Siri.
Të martën është mbajtur seanca dëgjimore, me ç’rast, sipas avokateve mbrojtëse, ato janë penduar për veprimet e tyre. Të tjera të dyshuara pritet të paraqiten në gjykatë, të mërkurën, përcjell albinfo.ch.
Të premten janë kthyer 110 kosovarë nga Siria, në mesin e tyre 74 fëmijë. Tashmë katër burrave u është caktuar masa e paraburgimit, si të dyshuar për pjesëmarrje në grup terrorist dhe në ushtri apo polici të huaj.
Institucionet e Kosovës kanë bërë të ditur se në zonën e konfliktit në Siri vazhdojnë të jenë 30 luftëtarë kosovarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











