Lifestyle
Kosova, atdheu i yjeve të pop-it
Dua Lipa ka krijuar një fondacion bamirësie, një festival muzikor në Prishtinë, për të cilin është natyrisht krenare

Ceremonia e ‘Grammy Awards’, një nga çmimet më të rëndësishme muzikore në botë, foli shqip.
Në kategorinë ‘Best new artist’ ishin në konkurrim Dua Lipa, artistja me prejardhje nga Kosova dhe Bebe Rexha, me prejardhje shqiptare. Fitoi Dua Lipa, e cila do të çojë në shtëpi edhe një trofe për këngën më të mirë ‘Dance’ me titull ‘Electricity’.
Prej disa vitesh Kosova konsiderohet si atdheu i yjeve të pop-it, këngët e të cilave transmetohen në radiot dhe në platformat ‘streaming’’ të të gjithë botës.
Përveç Dua Lipës është edhe Rita Ora që është edhe modele, aktore dhe sipërmarrëse. Ajo nuk ka fituar ende një ‘Grammy’, por si kompensim u paraqit gjatë natës së çmimeve ‘Oscar’ me këngën ‘Grateful’, kolona zanore e filmit ‘Beyond the Lights’.
Atyre u bashkohet Era Istrefi me 600 milionë shikime ne Youtube me ‘Bon, Bon’ dhe pastaj me zërin e saj me Nicky Jam dhe Will Smith për këngën zyrtare të Botërorit të Futbollit të vitit 2018 në Rusi.
Nëse Era Istrefi u lind dhe u rrit në Kosovë, Dua Lipa dhe Rita Ora janë të dyja vajza kosovarësh refugjatë politikë në Britaninë e Madhe gjatë viteve ’90. Dua Lipa u lind në Londër, por ka jetuar në Prishtinë nga mosha 10 deri në 15 vjeç, përpara se të rikthehej në Mbretërinë e Bashkuar për të studiuar muzikë.
Kënga e saj më e parë në Youtube, ‘New Rules’ ka marrë më shumë se një miliard e 600 milionë shikime.
Rita Ora u lind në Prishtinë në vitin 1990. Pas një viti familja u transferua në Londër, ku ka jetuar gjithmonë. Që nga viti 2012 ajo ka një prani të qëndrueshme të këngëve në të gjitha klasifikimet në botë. Lidhja e tyre me vendin e origjinës mbetet shumë e fortë.
Dua Lipa ka krijuar një fondacion bamirësie, një festival muzikor në Prishtinë, për të cilin është natyrisht krenare. Rita Ora këndoi në vitin 2018 për festën e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ato janë një krenari për të gjithë rajonin. Pak kohë më parë në Twitter, Bibe Reksa, ky është shqiptimi amerikan i emrit të saj, që në shqip është Rexha, prindërit e së cilës janë nga një qytet shqiptar i Maqedonisë së Veriut, bëri një propozim, atë që të bashkëpunonte me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max, një amerikane tjetër me origjinë shqiptare, e cila prej pesë javësh ndodhet në krye të klasifikimit të talenteve të reja të revistës ‘Billboard’.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë Dy diploma, një qëllim: Arkitektja shqiptare merr një titull tjetër akademik në Angli...
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor