Maqedonia
Voton Talat Xhaferi, u uron fat kandidatëve
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot ka votuar bashkë me bashkëshorten e tij.
Para se të vinte në vendvotim është informuar dhe e ka kontrolluar listën zgjedhore, për të parë nëse gjendet në të, sepse siç tha, për referendum nuk ishte në listë, shkruan alsat m, përcjell albinfo.ch.
“Rëndësia nga dalja në zgjedhje dhe nga aspekti për të qenë i përzgjedhur dhe të përzgjidhet është një prej vlerave bazë dhe është e drejtë të cilën çdo qytetar duhet ta shfrytëzojë. Këto zgjedhje sigurojnë një prej funksioneve në shtet dhe e sigurojnë funksionalitetin e shtetit, me çka duhet të sigurohet stabilitet në jetën politike në vend. Njëherësh dëshiroj që zgjedhjet dhe tërë procesi të vijojnë qetë, siç filluan në mëngjes, ashtu të përfundojnë deri në fund. Kandidatëve u dëshiroj fat dhe dhe atij që do të fitojë shumicën”, ka thënë Xhaferi.
Sipas KSHZ-së, deri në ora 13:00 kanë votuar 20.45 për qind e shtetasve të Maqedonisë me të drejtë vote.
Ata po ashtu kanë njoftuar që procesi i votimit po shkon pa probleme.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










