Gruaja
Albana, shqiptarja “me trup prej llastiku”
Për një kohë të gjatë ajo ka qenë e vetmja që në nivel planetar e zotëronte figurën e ndërlikuar të "harkut me shigjetë"
Ditët festive para Krishtlindjes në Gjermani kanë qenë të rezervuara për shumë programe artistike dhe shfaqje të ndryshme cirku e akrobacionesh të ndryshme. Pjesë e disa shfaqjeve nga më të zgjedhurat ka qenë Alba Kukli, “vajza gjarpër” ose vajza “me trup prej llastiku”, siç identifikohet shqiptarja e famshme me qëndrim në Gjermani.
Alba që në moshën e saj të njomë 7 vjeçare ka filluar trajnimin si kontorsioniste (“njeri gjarpër”) në Cirkun Shqiptar të shtetit. Ndërsa ishte vetëm 9 vjeçe kur kishte filluar të kënaqte publikun me numrat e saj akrobatikë. Sot pas sa vitesh ajo është njëra ndër kontorsionistet më të vlerësuara në botë. Ka marrë një numër të madh çmimesh nga shumë manifestime të varietesë dhe të cirkut në gjithë botën.
Për një kohë të gjatë ajo ka qenë e vetmja që në nivel planetar e zotëronte figurën e ndërlikuar të “harkut me shigjetë”. Edhe sot ajo bën pjesë në një numër të vogël të kontorsionisteve që arrijnë ta bëjnë këtë akrobacion unik. “Janë disa që e kopjojnë Albën por sharmi i saj mbetet i paarritshëm”, thuhet në mediet gjermane që shkruajnë për Albana Kuklin.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











