CH-Ballkani
Mediet gjermane mbi çmendinë e gazetave serbe dhe “dënimin nga Zoti” në Paris
“Zjarri i bie të jetë një hakmarrje e Perëndisë për ngritjen e Flamurit të Kosovës në Notre-Dame me rastin e një përvejtori në nëntorin e kaluar", shkruajnë mediet në gjuhën gjermane
Teksteve skandaloze të dy gazetave serbe të cilat zjarrin në katedralen Notre Dame të Parisit e quajnë “ndëshkim nga Zoti”, i kanë bërë jehonë një numër i konsiderueshëm i mediave në gjuhën gjermane. Në Zvicër, gazetat si Tages Anzeiger, Berner Zeitung, Blick, ashtu si dhe agjencia e lajmeve SDA, kanë raporuar mbi këtë “xhevahir” të radhës të gazetave bulevardeske të fqinjit tonë verior, shkruan albinfo.ch. Po ashtu edhe televizioni gjerman i lajmeve NTV sikurse edhe gazeta dhe mediume tjera, austriake e gjermane janë marrë me këtë skandal.
“Zjarri i bie të jetë një hakmarrje e Perëndisë për ngritjen e Flamurit të Kosovës në Notre-Dame me rastin e një përvejtori në nëntorin e kaluar”, shkruajnë mediet e përmendura. “I zuri Zemërimi i Perëndisë”, mund të lexohej të hënën në faqet e internetit të gazetave “Alo” dhe “Informer”, pak pas shpërthimit të zjarrit.
Po për çfarë do të “zemërohej perëndia” kaq keq me Francën?
Gjatë një manifestimi përkujtimor kushtuar 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në nëntorin e vitit të kaluar në Katedralen Notre-Dame të Parisit ishin ngritur flamujt e vendeve të të gjithë mysafirëve të ftuar, në mesin e tyre edhe ai i Kosovës, përcjell albinfo.ch. Serbia, e cila nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, ishte ankuar atëbotë për një “skandal”.
Ajo që edhe më shumë i ngarkonte marrëdhëniet serbe-franceze ishte fakti se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte ulur në tribunën e nderit ndërkohë që homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç, i ishte rezervuar një vend më pak prestigjioz.
Tash “Alo” konstaton se zjarri i madh në Notre-Dame është ndëshkim për faktin se në nëntor “ishte pështyrë mbi viktimat serbe në Luftën e Kosovës”.
Presidenti Vuçiç, natyrisht, i ka shprehur ngushëllimet e veta Francës dhe ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar.
Të dy gazetat e afërta me psuhtetin, “Alo” dhe “Informer” ndërkohë kanë tërhequr artikujt nga faqet e tyre në mbrëmjen e të hënës.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht















