Bota
Nisin hetimet se si u kaplua nga flaka katedralja në Paris
Shkaku i tij nuk është ende i qartë, por zyrtarët thanë se mund të lidhet me punimet e renovimit
Vetëm një javë përpara festës së Pashkëve, katedralja më e famshme në botë, Notre Dam u shfaq e përfshire nga flakët. Ndonëse shkaqet e zjarrit zyrtarisht nuk janë bërë të ditura, të dhënat e para tregojnë se flakët kanë rënë si pasojë e një restaurimi qe kishte nisur ne pjesën e sipërme të ndërtesës.
Zyra e Prokurorisë së Parisit tha për CNN se hetuesit kishin filluar të dëgjonin dëshmitë nga punëtorët e ndërtimit që punonin në këtë objekt.
Pjesët e katedrales 850 vjeçare kishin qenë duke u restauruar, por është akoma e paqartë nëse kjo punë ka lidhje me zjarrin, që filloi herët mbrëmjen e së hënës, përcjell albinfo.ch.
Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë strukturën kryesore të gurit të ndërtesës gotike, të vjetër 850 vjet, përfshirë dy kullat e saj, porse maja dhe çatia iu shembën.
Zjarri u vu nën kontroll gati nëntë orë pasi nisi, të hënën pasdite.
Shkaku i tij nuk është ende i qartë, por zyrtarët thanë se mund të lidhet me punimet e renovimit.
Ndërkohë, raportohet se gjatë betejës 9-orëshe me flakët, një prej zjarrfikësve ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Hera e fundit që katedralja pësoi dëme të mëdha ishte gjatë Revolucionit Francez. Ajo u mbijetoi dy luftërave botërore kryesisht e padëmtuar.
Katedralen e vizitojnë mbi 13 milionë turistë çdo vit.
Ndërkohë, miliarderi francez François-Henry Pinault, pronar dhe CEO i Kering group, që përfshin linjat e famshme të modës, Gucci dhe Yves Saint Laurent, ka premtuar një donacion prej 100 milionë eurosh për rindërtimin e Notre Dame de Paris.
Edhe Fondi Francez i Trashëgimisë ka nisur një fushatë ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve për rindërtimin e katedrales, që është edhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














