Bota
Detajet e reja: Si ndodhi zjarri në katedralen e famshme të Parisit
Zjarrfikësit arritën të vënë nën kontroll zjarrin që përfshiu një pjesë të madhe të katedrales Notre Dame de Paris.
Autoritetet franceze thanë se arritën të shpëtojnë nga djegia dy nga kullat e katedrales dhe strukturën shkëmbore të godinës Gotike, 850-vjeçare.
Shkaqet e zjarrit nuk bëhen të ditura ende, por hetuesit thanë se po hetojnë zjarrvënien aksidentale, që lidhet me faktin se ajo pjesë e katedrales ishte duke iu nënshtruar një rinovimi.
Ndërkohë, raportohet se gjatë betejës 9-orëshe me flakët, një prej zjarrfikësve ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Duke folur nga katedralja nën flakë, në orët e para të së martës, presidenti Emmanuel Macron e cilësoi ngjarjen tragjike, por evidentoi si shumë të rëndësishëm faktin që u shpëtua struktura e saj.
“Ne do ta rindërtojmë katedralen të gjithë së bashku dhe ajo padyshim do të mbetet një nga destinacionet kryesore të Parisit”, tha Macron duke njoftuar se shumë shpejt do të hapë një skemë ndërkombëtare të mbledhjes së fondeve, për t’i rikthyer kryeqytetit Notre Dame-n e famshme.
Ndërkohë, miliarderi francez François-Henry Pinault, pronar dhe CEO i Kering group, që përfshin linjat e famshme të modës, Gucci dhe Yves Saint Laurent, ka premtuar një donacion prej 100 milionë eurosh për rindërtimin e Notre Dame de Paris.
Edhe Fondi Francez i Trashëgimisë ka nisur një fushatë ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve për rindërtimin e katedrales, që është edhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Në operacion u përfshinë rreth 400 zjarrfikës, të cilët treguan një kurajë të jashtëzakonshme në betejën me flakët, duke bërë të mundur shpëtimin e strukturës së katedrales.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











