Tematike
Zvicra ka ndarë mbi 3 miliardë franga dedikuar ndihmës për zhvillim në botë
Gjatë vitit 2018, zviceranët kanë dhënë në emër të ndihmave për zhvillim në vende të ndryshme të botës, 3 miliardë e 22 milionë franga, që është 0.44 % nga të ardhurat e përgjithshme bruto të vendit (BPSH)
Kjo shumë është pak më e ulët se ajo e një viti më parë, kur ajo përbënte 0.46% të Bruto Produktit të vendit, thuhet në një komunikatë të EDA-s (Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës).
Në vitet 2015 dhe 2016 ishte arritur që shuma e ndihmës për zhvillim të ngritej në 0.5% të BPSH, ndërsa ajo qe ulur sërish në vitin 2017 në 0.46% dhe në vitin 2018, 0.44%, transmeton albinfo.ch. Me këtë trend, është viti i dytë me radhë që shuma e kësaj ndihme është më e ulët se synimi që ka vënë parlamenti i Zvicrës (0.5%).
Me kuotën 0.44, Zvicra këtë vit është nën mesataren e BE-së (0.47%). Ulja shpjegohet me rritjen e BPSH të Zvicrës në vitin 2018, me uljen e kostos së azilit dhe me masat për kursim, të vendosura nga parlamenti.
Në vitin 2018 Zvicra ka përdorur 3.022 miliardë franga për ndihmë publike për zhvillim. Kjo shumë është për 68 milionë franga më e ulët se në vitin 2017. Shpenzimet e llogaritura për mbështetjen e refugjatëve, azilkërkuesve dhe personave të pranuar përkohësisht në Zvicër, kanë qenë 276 milionë franga, një shifër kjo për 49 milionë franga më e ulët se në vitin 2017. Shkak për këtë ulje është rënia e numrit të azilkërkuesve që u regjistrua në vitin 2018. Pjesëmarrja e shpenzimeve për azil në shumën e përgjithshme të ndihmave zvicerane për zhvillim kanë qenë 9% ndërsa një vit më parë ato mbërrinin në 11%.
Kreditë e federatës për bashkëpunimin ndërkombëtar përbëjnë më shumë se 80% të shumës së ndihmës për zhvillim që jep Zvicra. Me këto mjete, Zvicra është angazhuar për uljen e varfërisë dhe të rreziqeve globale, për promovim të paqes dhe për respektim të të drejtave të njeriut, si dhe për mënjanimin e shkaqeve që çojnë në migracionin e detyruar dhe atë të parregullt. Zvicra angazhohet për një zhvillim në përputhje me ruajtjen e ambientit në gjithë botën dhe në veçanti për një shfrxtëzim të qëndrueshëm të resurseve natyrore.
Këto synime do t`i ndjekë Zvicra edhe mbi bazë të porosisë süe Këshillit Federal në lidhje me bashkëpunimin ndërkombëtar në periudhën 2021-2024, e cila është në përpunim e sipër.
Sipas një komunikate të lëshuar nga OECD, në vitin 2018, 17 nga anëtaret e saj kanë rritur kontributin e tyre në kuadrin e ndihmës për zhvillim ndërsa 12 të tjera e kanë ulur këtë kuotë. Në mesin e këtyre të fundit është edhe Zvicra.
Suedia, Luksemburgu, Norvegjia, Danimarjka dhe Britania e Madhe e kanë arritur kuotën e kërkuar nga OKB prej 0.7% të BPSH të vendeve përkatëse. Në krahasim ndërkombëtar, Zvicra në vitin 2018 ka qenë në vendin e tetë në ranglistën e DAC.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci














