CH-Ballkani

Kompania kosovare nuk ka shlyer borxhin, dogana gjermane i konfiskon autobusin

Ndërmarrja në mënyrë të përsëritur nuk e kishte bërë pagesën e taksës së transportit të udhëtarëve për autobusët e saj të përdorur në Gjermani

Pasi që ndërmarrja kosovare për transportim të udhëtarëve kishte një borxh të pashlyer tatimor prej 22.000 eurosh në Gjermani, doganierët e konfiskuan autobusin kosovar. Kjo ka ndodhur mbrëmjen e të martes në autostradën 96 në pikën lidhëse Sigmarszell dhe është realizuar nga një njësit kontrollues i Doganës së Friedrichshafenit, shkruan presseportal.de.

Ndërmarrja në mënyrë të përsëritur nuk e kishte bërë pagesën e taksës së transportit të udhëtarëve për autobusët e saj të përdorur në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Duke qenë se shoferi nuk mundi ta paguante shumën e përmendur në vend të ngjarjes dhe pasi  gjithashtu nuk ishte e mundur të bëhej transferim të hollash, doganierët e morën peng autobusin.

Pasagjerët kaluan pastaj në një autobus zëvendësues dhe vazhduan rrugën, duke bërë një vonesë.

Dogana është e autorizuar që me rastin e kontrollimeve që u bën personave dhe ndërmarrjeve të jashtme, të zbatojë llogaritë e pashlyera tatimore dhe po ashtu edhe të kofiskojë objekte, përcjell albinfo.ch. Në më shumë se 400 raste të illa, punonjësit e Zyrës Krxesore Doganore Ulkm, gjatë vitit të kaluar kanë mbledhur rreth 80.mijë euro.