Shkurt.ch
Rekord i studentëve të huaj në SHBA
Për ndjekjen e studimeve të larta Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ende destinacioni më i preferuar për studentët e huaj.
Numri i studentëve ndërkombëtarë që studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është në rritje. Shifrat e njoftuara nga raporti „Dyer të Hapura mbi Shkëmbimin Ndërkombëtar të Arsimimit“ tregojnë se numri i studentëve të huaj që studiojnë në kolegje dhe universitete amerikane u rrit me 7 për qind në vitin akademik 2012-2013. Kjo përbën një rekord të ri prej gati 820 mijë studentësh, ndërkohë që trupi pedagogjik parashikon që kjo prirje të vazhdojë.
Për ndjekjen e studimeve të larta, Shtetet e Bashkuara janë ende destinacioni më i preferuar.
Megjithëse numri i amerikanëve që studiojnë nëpër botë u rrit 3 për qind, në gati 300 mijë studentë vitin e kaluar, më pak se 10 për qind e studentëve amerikanë kanë studiuar nëpër botë dhe shumcia e tyre vetëm për një semestër.
Një kritikë tjetër ka të bëjë me ligjet amerikane të imigracionit, që kufizojnë shumë numrin e studentëve të aftë për të jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara pasi përfundojnë studimet.
Siç raporton VoA, ligjvënësit amerikanë po shqyrtojnë alternativa të tjera për të mbajtur në Amerikë studentët më të mirë, por Evan Ryan, ndihmëssekretar i Shtetit për çështjet e arsimit dhe kulturës, thotë se ligjet e tanishme pasqyrojnë politikën amerikane.
Studentët ndërkombëtarë sjellin 24 miliardë dollarë në ekonominë amerikane, pasi shumica paguajnë bursë të plotë për arsimin e tyre. Destinacionet e tyre të preferuara: Kalifornia, Nju-Jorku dhe Teksasi.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht












