Teatër
“Sikur kjo të ishte shfaqje” sonte shfaqet në Stuttgart të Gjermanisë
“Sikur kjo të ishte shfaqje” është e bazuar në dramën e Almir Imshireviq, me regji të Agon Myftarit. Shfaqja do të luhet sonte në orën 17:00 në Liderhale Mozartsaal të Gjermanisë dhe është organizim i “Away2nBack”, shkruan KultPlus.
Në këtë shfaqje janë të ftuar ambasadore të vendeve të ndryshme të Gjermanisë si edhe deputet të Bundestagut gjerman. Sipas organizatorëve biletat janë shitur paraprakisht dhe në salle do te jenë mbi 600 persona.
AWay2nBack është grup i komunitetit shqiptar në Stuttgart të cilët kanë përzgjedhur këtë shfaqje si shfaqjen e parë mysafire për të dërguar produksionet shqiptare më afër komunitetit shqiptar në Gjermani, shkruan KultPlus, përcjell Albinfo.ch.
Kjo shfaqje trajton një këndvështrim të veçantë mbi jetën në përgjithësi. Kur një udhëtar në një mjet transporti gjatë kohës së luftës, viti 1998 (autobus) vritet nga plumbi i snajperit ku ndikohen jetët e të gjithë të pranishmëve, ashtu si ndikohet edhe vetë udhëtimi i tyre. Kjo ngjarje atëherë ritregohet nga gjithë udhëtarët, nga ata që kanë parë diçka e deri tek ata që mendojnë se kanë dëgjuar apo ata që kanë kaluar aty pranë. Ngjarja tregohet deri në pikën e absurdit duke treguar mbi vetë faktin e jetës, se si ajo vazhdon dhe se si shpeshherë ngjarjet e ndryshme nuk janë asgjë më tepër se një fakt banal në skemën e madhe që është vetë jeta.
Në këtë shfaqje luajnë aktorët : Rebeka Qena, Adrian Morina, Armend Ismajli dhe Besnik Krapi.
Të ngjashme
Të tjera nga Teatër
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













